E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas dorëheqjes së El Baradei Egjipti në prag të luftës civile

15-08-2013 / Gazeta 55

Vëllazëria Myslimane: Të vrarët janë 4500. Reagime të ashpra të ndërkombëtarëve

Vazhdon të jetë e përgjakshme situata në Egjipt. Pas dorëheqjes së zv kryeministrit El Baradei vendi rrezikon të shkojë drejt luftës civile. Dhe pse zyrtarisht janë konfirmuar rreth 300 viktima, vëllazëria muslimane pretemdon se të vrarët janë më shumë se 4500.
Sipas ministrisë egjiptiane të shëndetësisë, janë 343 viktimat gjatë përleshjeve të përgjakshme në sheshet kryesore të Kajros. Por vëllazëria muslimane vazhdon të japë shifra më alarm,ante, mbi 45000 të vrarë. Zëdhënësi i kësaj lëvizjeje e ka përshkruar në tuiter sheshin e protestave si Tienanmenin e mbështetësevë të ish presidentit Morsi.
Beteja e shifrave vazhdon dhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si dhe shtetrrethimit.
Dhe pse ushtria ka bërë të ditur se situata do t ë qetësohet pas boshatisjes së shesheve protestuesit kanë premtuar se nuk do të dorëzohen.
Gjithësesi Egjipti është përballë një numri viktimash që sjellin panoramën e nëj lufte civile.
Sulmi që ka nisur orët e para të mëngjesit së të mërkurës është pasuar me lëvizje politike ku njëri pas tjetrit kanë dhënë dorëheqjen zvpresidenti El Bardei dhe më pas dy zvkryeministra.
Gjatë përplasjeve kanë gjetur vdekjen dhe një kameraman i Sky Njus si dhe një reporter i Ekspres, dhe një reporter vendas. Organizata jo qeveritare reporterë pa kufij ka bërë të ditur se janë të shumtë kameramanët dhe fotografët që kanë mbetur të plagosur.
Qeveria ka vendosur që të pezullojë linjat hekurudhore atio ajrore si dhe të mbajë mbyllur Bnkat dhe muzetë.
Gjithashtu janë marrë masa që të ruhen objektet me vlerë të vendit nga vjedhjet dhe vandalizmat. Ndërkohë që një ditë më parë i është vënë zjarri 22 kishave.

Reagime të ashpra të ndërkombëtarëve për dhunën e përdorur
Kryeqyteti egjiptian Kajro raportohet të jetë i qetë por ende situata është e tensionuar pas ndërhyrjes së dhunshme të ushtrisë dhe policisë për të shpërndarë mbështetësit e vëllazërisë muslimane dhe ish presidentit Morsi.
Sipas të dhënave që vijnë nga media të ndryshme ndërkombëtare janë rreth 421 persona që kanë mbetur të vrarë gjatë përplasjeve të dhunshme.
Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri ka qenë ndër të parët që ka reaguar duke e cilësuar si të pajustifkueshme dhunën e përdorur dhe si një goditje të rëndë për përpjekjet për pajtim mes palëve.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Europian Ketrin Eshton dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun kanë kritikuar njëzëri përdorimin e dhunës.
Kryeministru turk Erdogan ka kërkuar një mbledhje urgjente të këshillit të sigurisë së OKB-së për të diskutuar për masakrën serioze që po ndodh në vend.
Nga ana e tij kryeministri Britanik Dejvid Kamerun tah se dhuna nuk do të zgjidhte asgje dhe se është më se i nevojshmë një kommpromis nga të gjitha palët e përfshira.
Berlini zyrtar ka konsideruar ngjarjet e një dite më parë si shumë të rrezikshme dhe që i hapin rrugë përshkallëzimit të dhunës.
Franca ka kërkuar një ndërprerje të menjëhershme të shtypjes së dhunshme.
Por në një deklaratë në televizionin shtetëror kryeministri në detyrë i Egjiptit Beblaui e ka mbrojtur ndërhyrjen ushtarake duke thënë se autoritetet duhet të vendosin sigurinë në vend.
Edhe ministri i brendshëm egjiptian ka mbrojtur ushtarakët duke thënë se kanë bërë detyrën e tyre profesionalisht në lidhje me protestuesit dhe kanë qenë këta të fundit që kanë reaguar dhunshëm fillimisht.
Ndërsa presidenti i parë i vendit i zgjedhur me votë por i rrëzuar nga një grusht shteti, Morsi mbahet ende i izoluar në një vend të panjohur i akuzuar për vrasje gjatë një revolte në burg në vitin 2011.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›