Florion Mima: “Edi Rama i ka falur 2 milionë dollarë Koço Kokëdhimës”
Reagimi i këshilltarëve bashkiakë të PD
Partia Demokratike ka reaguar ditën e djeshme, përmes deputetit demokrat Florian Mima ndaj bashkisë së Tiranës e cila ka lejuar një fakt rrënqethës duke lejuar zotin Koço Kokëdhima mos paguajnë për mbi 5 vjet taksat e detyrimet e tjera bashkiake në një shumë deri në 2 milionë dollarë. Përmes kësaj deklarate për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Mima deklaroi se bizneseve të vogla po u bëhet presion deri edhe me bukën e gojës, për të paguar deri në fund detyrimet tatimore.
Mima theksoi me tej se
mijëra bizneseve të vogla e shumë të vogla, u bëhet presion me bukën e gojës për të paguar në arkën e Bashkisë edhe qindarkën e fundit të detyrimeve tatimore, bizneseve super të mëdha të manjatit të mediave, reklamave e ndërtimit, Koço Kokëdhimës, i lejohet të mos paguajnë për mbi 5 vjet taksat e detyrimet e tjera bashkiake në një shumë deri në 2 milionë dollarë. “Kaq para janë afërsisht të barabarta me detyrimet e paguara nga rreth 2 mijë biznese të vogla e shumë të vogla. Me kaq para do të mund të mirëmbaheshin e rikonstruktoheshin rreth 30 km rrugë qytetase, të ndërtoheshin rreth 10 shkolla, e po kaq qendra shëndetësore”, pohoi deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima.
Më tej në këtë deklaratë për mediat, Mima theksoi se edhe nën dritën e fakteve të publikuara, të gjithë e kuptojnë se Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që e ka mendjen te problemet e komunitetit, dhe jo te kolltuku i kryetarit të PS a tek poltrona e kryeministrit. “Me Lulzim Bashën gjithçka do të ndryshojë, por ndryshimi më i rëndësishëm do të jetë se të gjithë do të jenë të barabartë përpara ligjit”, përfundoi këtë deklaratë për shtyp, deputeti demokrat Florian Mima.