Floriri i BSH-së, në qershor 2008 rezervat e shtetit shkuan 2 tonë
Rezerva kombëtare e arit kuotohet në bursa
Ervin Koçi
Ari që ka në pronësi shteti shqiptar aktualisht, referuar fundit të muajit qershor 2008, shënoi sasinë e 1938 kilogramëve, ose e thënë ndryshe, në rreth 2 tonë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më 30 qershor 2008, vlera e arit të vendosur në depozita, mjete të Bankës ishte 5 miliardë lekë, e cila përbëhet prej 69,223.24 onz ar (1 onz = me 28 gram). Gjendja e arit në vlerë monetare është vlerësuar me kursin e këmbimit fiks të Londrës. Llogaria e shtetit në ar u rrit ndjeshëm pasi në shkurt të këtij viti, qeveria, nëpërmjet një vendimi të posaçëm konvertoi rreth 7 miliardë lekë në ar që ishin në pronësi të saj, duke i kaluar në pronësi të Bankës së Shqipërisë. Tashmë ka vetëm një rezervë unike në ar, e cila nuk mbahet e ngurtësuar në kasaforta dhe tunele por investohet në tregjet ndërkombëtare. Kjo pasi kohët e fundit vlera monetare e metaleve të çmuara përfshi këtu dhe të arit është rritur ndjeshëm. Shqipëria ashtu si të gjitha shtetet e tjera ka një rezervë monetare, e cila mbahet për të nxjerrë vendin nga kriza të parashikuara. Një pjesë e këtyre rezervave ruhen në euro, dollar, ar dhe metale të tjera të çmuara si argjendi dhe platini. Kjo rezervë monetare e vendit tonë është e aftë të përballojë rreth 4.5 muaj importe mallrash, dhe një pjesë e saj është e ruajtur në shufra floriri (lingota).
Vlera e arit
Kohët e fundit, sidomos këtë vit, vlera e arit në tregjet ndërkombëtare është rritur së tepërmi. Zhvlerësimi i dollarit ka rritur vlerën e arit me 25 dollarë brenda dy javëve të fundit. Një onz ar u shit dy ditë më parë në tregun ndërkombëtar me 658 dollarë. Historikisht çmimi i arit shkon në drejtim krejt të kundërt me vlerën e dollarit amerikan. Një onz ar ka kushtuar në verën e vitit 2005 rreth 451 dollarë, ndërkohë që çmimi i njësisë së arit për dy vite është rritur me më shumë se 230 dollarë. Analistët e ekonomisë në tregjet ndërkombëtare shpjegojnë se çmimi i arit rritet në tregjet ndërkombëtare sa herë që në ekonominë globale diçka nuk është duke shkuar mirë dhe sidomos në ekonominë e SHBA-së, e cila zë çerekun e totalit të Prodhimit Botëror. Kjo ka ndikuar sjelljen e investitorëve të cilët janë duke parë arin si mjetin më të përshtatshëm për investime.
Transferimi i thesarit
Sasia e arit dhe e materialeve të tjera të çmuara që deri në shkurt 2008 kanë qenë në pronësi të Këshillit të Ministrave, i kanë kaluar tashmë në administrim Bankës së Shqipërisë. Me shumicë votash, Kuvendi miratoi projektligjin për "Ndryshimin e pronësisë së një pjese të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë". Kështu pas miratimit të këtij ligji qeveria hoqi dorë tërësisht nga pronësia e mbi 2,5 tonë ar, i cili po administrohet tashmë nga Banka e Shqipërisë. Sasia e arit që kaloi në administrimin e BSH-së nga qeveria, ishte fillimisht 2412 kg e 172 gramë, me një vlerë 5,7 miliardë lekë. Ky ndryshim i pronësisë së arit nga qeveria të BSH-ja ka bërë të mundur rritjen e vlerës së aseteve të bankës dhe vlerës së vetë thesarit nga interesat e depozituara në bankat e huaja. Veç kësaj, BSH-ja ka në pronësi dhe administron rezervat valutore të krijuara nga veprimtaria e saj. Sipas specialistëve të BSH-së, mbështetur në këtë bazë ligjore, Banka ka të drejtë që sasinë e arit dhe metaleve të çmuara në pronësi të qeverisë ta ketë në pronësi të saj dhe vlerën e tyre ta pasqyrojë në bilancin financiar të saj.
BOX////////////////////////////////
Në Rubik shteti nxirrte flori nga përpunimi i bakrit
Gjatë kohës së komunizmit Shqipëria arriti që floririn ta prodhonte vetë. Rubiku është vendi i vetëm ku që prej vitit 1968 nisi të nxirrej floriri nga përpunimi i thellë i bakrit. Çdo vit, nga Uzina e Përpunimit të Thellë të Bakrit në Rubik, nxirrej rreth 120 kilogramë flori dhe 900 kilogramë argjend. Askush nuk e di sesa monedha dhe lingota ari ndodheshin në thesarin e shtetit në periudhën e komunizmit. Në vitin 1992 kur Partia Demokratike mori pushtetin deklaroi se gjendja e thesarit ishte disa herë më e vogël se ç’pritej. Thesari i shtetit ishte prekur zyrtarisht në vitin 1988 për nevojat e shtetit. Një pjesë e floririt u përdor për blerje gruri dhe për disa makineri të kushtueshme që duheshin për hidrocentrale. Akuzat për vjedhjen e thesarit nga krerët e shtetit komunist nuk kanë munguar. Por asnjëherë nuk u vërtetua se sa dhe si u vodh thesari gjatë periudhës 50-vjeçare të sistemit komunist, ku çdo gjë kontrollohej nga Enver Hoxha.
A e mori vërtet mbreti Zog floririn e shqiptarëve...?!
Ahmet Zogu ndoqi në Shqipëri një politikë deflancioniste, dhe franga shqiptare ishte një nga paratë më të garantuara dhe më të forta në Europë. Me krijimin e thesarit nisën dhe debatet mbi grabitjen e floririt. Pas vitit 1939, emri i të akuzuarit kryesor për marrje ilegale të floririt nga thesari ishte ai i mbretit Ahmet Zogu. Debatet mbi këtë hipotezë vazhdojnë edhe sot. Politikanët dhe historianët japin mendime të ndryshme mbi këtë çështje. Pasardhësi i fronit mbretëror, Leka Zogu I, i cili ishte vetëm 2 ditësh kur babai i tij dhe e gjithë familja mbretërore u larguan nga Shqipëria më 7 prill të vitit 1939, tregon se i ati, Zogu I, kur është larguar, ka marrë vetëm pagën e tij vjetore, që ishte 100 mijë franga ari. Leka Zogu I deklaron i çuditur se nuk e di ende arsyen sepse shqiptarët kanë dëshirë të besojnë se thesari i shtetit është vjedhur nga babai i tij. Ai vetë sqaron se në Shqipëri ndodhej vetëm 40 për qind e thesarit, pasi pjesa tjetër ishte e depozituar në Bankën e Napolit, në Itali. Më tej Leka Zogu I deklaron se babai i tij është larguar duke marrë vetëm pagën e tij, por në Arkivin e Shtetit ekzistojnë dokumente që tregojnë se mbreti Ahmet Zogu e ka prekur thesarin dy ditë para se të largohej nga Shqipëria. Në dokumentin e dosjes nr. 364 thuhet se: “Në datën 6 prill, të vitit 1939, rreth orës 21, mbreti Ahmet Zogu, dhe ish-ministri Kol Thaçi, urdhëroi që e gjithë gjendja e thesarit t’i dërgohej mbretit, i cili ndodhej në shtëpinë e Koço Kotës. Ministri i Financave autorizoi tërheqjen nga Banka Kombëtare të 450,000 franga ari, që do të përdoreshin për shpenzime të jashtëzakonshme të forcave të armatosura. Po në datën 6 prill, më urdhër numër 369 i komunikohet ministrit të Financave që për forcat e armatosura të shpenzoheshin 200,000 franga ari. Kjo shumë është tërhequr pa një dokument zyrtar.
Arkëtari i përgjithshëm Ramadan Berberolli u shoqërua tek mbreti Zog, me gjithë gjendjen e monedhave të arit. Nga arka e shtetit u tërhoqën 448,535 monedha, të cilat u futën në 16 trasta. Sipas ish-ministrit Kol Thaçi, kjo sasi duhet të merrej me procesverbal, nga pjesëtarët e ish-Këshillit të Ministrave, që ndodheshin në shtëpinë e Koço Kotës. Për shkak të gjendjes së luftës, arkëtari Ramadan Berberolli u urdhërua të merrte floririn e mbetur në thesar, monedha, bankënota, ar dhe komemorat, të cilat i çoi në shtëpinë e vëllait të mbretit Zog, Xhelal Zogut. Ai dorëzoi 118,195 franga ari. Ky dokument u firmos nga Ahmet Zogu. Sasia e plotë që u tërhoq nga thesari ishte 566,975.50 franga ari. Ahmet Zogu, së bashku me 50 anëtarët e Oborrit Mbretëror, u largua nga Shqipëria më 7 prill të 1939-s. Duke u mbështetur në këto të dhëna zyrtare, mund të themi se Ahmet Zogu ka marrë me vete një sasi të madhe floriri. NMT Ahmet Zogu dhe i gjithë oborri i tij nuk u kontrolluan në doganën e Korçës, ndaj dhe nuk ka shifra të sakta për sasinë e arit që ai nxori përtej kufijve. Tërheqja e thesarit, e cila u bë me vendim të Parlamentit të asaj kohe, do të përdorej nga mbreti Zog për organizimin e forcave të armatosura kundër Italisë, plan i cili më pas dështoi. Sipas Profesor Beqir Metës, “NMT Ahmet Zogu mori masa për përgatitjen e 17 mijë vetave. Forcat e armatosura do të vendoseshin në Selanik të Greqisë. Por qeveria greke refuzoi për qëllimet e saj politike, që lidheshin me interesat e grekëve për aneksimin e Shqipërisë së Jugut”.
Rezervat në ar, në vitin 1925, ishin në 320 tonë
Sipas librit "Financa dhe krediti në RPSH", në vitet 1922-1925, në Shqipëri kishte në qarkullim e në thesar një sasi prej 100 milionë frangash ar. E përkthyer ndryshe, shifra e mësipërme ka si minimum të saj një sasi prej 320 tonësh ar. Në vitin 1926, u vunë në qarkullim monedhat metalike me vlerë 100 franga ar, dhe një vit më pas, ajo me vlerë prej 20 franga ari. Në vitet 1935 dhe 1937 pati një hedhje në qarkullim të mbi 1,5 milion monedhash që në shumicë përbëheshin nga argjendi, ari dhe pak nga bronzi. Mbreti Zog tërhoqi nga arka e shtetit shqiptar në prani dhe me miratim të Këshillit të Ministrave, shumën e përafërt të 567 mijë frangave ar, që përbënin 183 kilogramë ar. Kjo sasi monetare është përdorur në masën më të madhe për të paguar rrogat e personave që shoqëruan mbretin. Është folur shumë herë për "grabitjen" e arit shqiptar nga gjermanët në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Pas ardhjes në pushtet të forcave komuniste, u gjetën në Bankën Kombëtare Shqiptare sasia e 90 kg ar. Kjo provohet nga procesverbali i nënshkruar nga zotërinjtë Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) dhe Abdyl Këllezi. Ndonëse në Thesarin e Shtetit ndodheshin vetëm 90 kg ar, në duar të popullatës shqiptare ndodheshin rreth 320000 kg ar.
1 Shtator 2008