Uji i ndotur, në Tiranë janë 23 zona të prekura me viruse
Specialistët e specifikojnë muajin korrik si më të ndoturin. ISHP-ja: “Ujë të ndotur ka pasur në të gjithë Tiranën”
Emanuela Sako
Qytetarët e Tiranës, gjatë sezonit të verës, janë detyruar që të konsumojnë edhe ujë të ndotur. Uji i çezmave në shumicën e rasteve ka rezultuar të jetë i ndotur, por këto raste kanë qenë herë në një linjë dhe herë në një tjetër. Nga kontrollet e kryera nga specialistët e ISHP-së, Drejtorisë së Ujësjellësit dhe Drejtorisë së Higjienës janë verifikuar raste të ndotjes mikrobike të ujit nga mikrobi “e-koli”, i cili gjendet në ujërat e zeza. Zonat më të prekura të kryeqytetit kanë rezultuar ato rreth qendrës së qytetit. Në listën e gjatë të zonave të ndotura mund të përmenden se gjatë muajit korrik dhe më pas kanë rezultuar të prekura zonat pranë Rrugës së Kavajës, Rrugës së Durrësit, rrugës “Todi Shkurti”, rrugës “Vaso Pasha” etj.
Zonat
Por, gjatë një muaji, të tria këto institucione kanë kryer monitorime të herëpashershme në disa pika të Ujësjellësit në qendrën e Tiranës. Në raportin e muajit korrik janë konstatuar 23 zona të ndotura me agjentë mikrobikë. Specialistët shprehen se ndotja e ujit ka qenë mbi zonat e lejuara për konsumimin e përditshëm nga qytetarët. Po kështu, muaji korrik ka rezultuar si muaji që ka pasur ndotjen më të madhe të ujit të pijshëm. Ndotja e ujit të pijshëm ka ardhur kryesisht nga bashkimi i ujërave të zeza. Sipas ISHP-së, ndotja nuk është kaq e lartë, por problem për këtë situatë janë pus-shpimet, të cilat për shkak të mungesës së klorit, kanë krijuar ndotjen në rrjet.
Përgjegjësitë
Një pjesë të përgjegjësive e kanë edhe qytetarët, të cilët çajnë tubacionet gjatë rrugës dhe përveç derdhjes së ujit, ka mundësi të ndotjes nga mikrobet. Po kështu, edhe mungesa e madhe e klorinimit. Sipas ISHP-së, faktor kryesor për ndotjen është mungesa e klorinimit. Nga studimet e kryera në rrethe, në shumicën e tyre rezulton se uji i pijshëm ka pasur mungesë të klorinimit. Për këtë arsye është bërë shkak për përhapjen e një sërë sëmundjeve të ndryshme gjatë sezonit të verës. Megjithëse nga institucionet përgjegjëse deklarohet se këtë verë Tirana nuk po vuan nga mungesa e ujit të pijshëm, disa zona të kryeqytetit, sidomos ato që gjenden në periferi të tij kanë mungesa të ujit të pijshëm.
Zonat
Rruga e Dibrës
Rruga e Kavajës
Rruga e Durrësit
Rruga “Todi Shkurti”
Rruga “Vaso Pasha”
Kombinat
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Bulevardi “Zhan D’ark”
Bulevardi “Zogu 1”
Rruga “Muhamed Gjollesha”
Rruga “Dedë Gjonluli”
1 Shtator 2008