E Diel, 1 Nëntor 2026

Flota amerikane “zhvendoset” në Paqësor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të dërgojnë pjesën dërrmuese të flotës së vet në rajonin e Paqësorit duke filluar nga viti 2020, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta.

Ai tha se pas një dekade, më shumë se 60 për qind e të gjitha anijeve amerikane do të jenë në këtë pjesë të botës, duke treguar qartazi se ka një strategji të re ushtarake në lidhje me Azinë. Panetta e tha këtë në një takim të sigurisë në Singapor.

Ndërkohë Pekini është shprehur i pakënaqur mbi lajmet e rritjes së pranisë së SHBA-së përreth kufijve të saj. Nëntorin e kaluar, presidenti Barack Obama njoftoi se rajoni i Azisë dhe Paqësorit është prioriteti kryesor i politikës së mbrojtjes së SHBA-së.

Komentet e tij qenë parë si një sfidë ndaj Kinës, e cila është fuqia rajonale në lulëzim.

“Nga viti 2020, marina do të ri-pozicionohet nga raporti 50 me 50 me të cilin ndahen forcat e veta aktualisht mes Paqësorit dhe Atlantikut, në 60 me 40”, tha Panetta. Ai u përpoq të ulë aludimet mbi faktin nëse strategjia e re synonte të përmbante Kinën apo jo. Ai këmbënguli për nevojën për marrëdhënie më të ngushta ushtarake mes Kinës dhe SHBA-së, veçanërisht sa i përket të kuptuarit të çështjeve të vështira si siguria kibernetike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›