E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani mund të largohet nga Man Utd

Mesfushori i Manchester Unitedit, Nani ka bërë të ditur se menaxheri i tij i ka paraqitur klubit kërkesë për rritje të pagës kurse në rast të refuzimit të saj, ai do të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Old Trafford.

“Kam kaluar pesë sezone me Unitedin dhe kam fituar të gjithë titujt”, tha Nani gjatë një interviste me televizionin portugez RTP.

“Jam i lumtur këtu por nuk mund të them asgjë definitive për të ardhmen time. Jam i hapur për gjithçka. Futbolli nuk është vetëm Angli ose Spanjë. Menaxheri im pret lajme nga klubi”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›