“Flota” e Kristiano Ronaldos

“Flota” e makinave të Kristiano Ronaldos besohet se kap një shumë që i kalon 2.5 milionë eurot, dhe këtu nuk përfshihen shumat e parave që ai ka shpenzuar për ndonjë “dhuratëzë” për ish-të dhashurat e tij. Ylli i Realit të Madridit është përfundimisht fituesi e çmimit “Top Football Player Cars”, për sa u përket makinave që kanë zotërim futbollistët. Emri i Kristiano Ronaldos është i lidhur me shumë gjëra, një yll futbolli, golashënues dhe kampion, i lidhur me shumë femra, por vetë ai adhuron makinat. Ai ka disa nga makinat më ekskluzive në botë. “CR7” është i famshëm për Mercedesin luksoz, që ia bëri dhuratë ish-të dashurës së tij, Nereida Gajardo. Është normale, që falë rrogës së madhe që ai merr dhe shumave maramandëse që ai përfiton nga reklamat të jetë zotërues i makinave të shtrenjta. “Aston Martin”, “Rroll Rojs Fantom”, “Ferrari”, “Bentley”, “Bugatti Veyron”, “Porsche Cayennes”. “BMË M6”, “Porsche 911” apo “Bentley Continental GT Speed” kanë qenë në Mançester kur luante për Junaitid apo janë në garazhin e tij në Madrid, tani që luan për Realin. Gjithsesi, kur ai u largua nga Mançesteri ai nxori në shitje disa nga makinat e tij “Bentley Continental GT Speed” (çmimi 114.950 sterlina), “Porsche 911 Carrera 2 Tiptronic S” (69.995 sterlina) dhe “Mercedes C220CDI” (10,795 sterlina). Kristiano i shiti se të gjitha makinat kishin timonin nga e djathta, ndërkohë që në Spanjë apo dhe në vendin e tij, më Portugali, ato e kanë timonin nga e majta.
SHKATËRRIMI I FERRARIT
Kristiano Ronaldo është i njohur edhe për aksidentet e tij me makinë. Një vajzë portugeze 17-vjeçare, Sara Pardal, dëshironte t’i bënte një video me celular Kristiano Ronaldos, dhe ky i fundit për t’i shpëtuar filmimit përplasi vajzën, duke e përplasur atë, Sara u mjekua më pas në spital, ndërsa futbollisti theu xhamin e një prej dyerve të makinës. Fituesi i “Topit të artë” pranoi se e kishte goditur me makinë, por këmbënguli se vajza ishte duke punuar me një fotograf paparac. Incidenti ndodhi në qershor të vitit 2009, pak ditë përpara prezantimit të tij si lojtar i ri i Realit të Madridit. Kristiano Ronaldo drejtonte ditën e incidentit një makinë “Ferrari 599 GTB Fiorano”, me një vlerë 200 mijë dollarë. Në janar të vitit 2009, Kristiano Ronaldo shpëtoi jetën e tij pas një aksidenti me Ferrarin e tij sportiv, me vlerë 240 mijë dollarë kur atëherë, 23-vjeç dhe një lojtar i Mançester Junaitid, u përplas me murin në një tunel nënkalimi afër aeroportit të Mançesterit. Kristiano ishte me fat, pasi nuk u dëmtua aspak.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 30 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili