Tiranë, Rama takon Blushin, një javë para Kongresit
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot një takim me një nga eksponentët më të lartë të PS-së, deputetin socialist, Ben Blushi, të njohur për qëndrimet kritike ndaj politikës së ndjekur nga lidershipi socialist.
Mësohet se takimi, informal, është zhvilluar për gati 2 orë pranë ambienteve të Partisë Socialiste, dhe zhvillohet vetëm një javë para Kongresit që do mbahet më 5 nëntor, ku do të zgjidhen dhe forumet drejtuese, të socialistëve përveç kryetarit i cili ka një mandat deri në vitin 2013.
Pas takimit nuk ka pasur deklaratë as nga kreu socialist dhe as nga deputeti Ben Blushi. Nuk ka ende detaje për takimin, por mendohet se ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe kongresin e PS-së.
Deputeti Ben Blushi shpesh ka qenë kritik me vijën e ndjekur nga kryesocialisti në 2 vitet e fundit dhe kryesisht me bojkotin e PS-së ndaj parlamentit. Vetëm pak ditë më parë Blushi theu heshtjen në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama” ku jepte qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet politike në vend por edhe me reformimin e PS, që sipas Blushit duhet t’i kthehet më teper shtresave në nevojë nëpërmjet programeve dhe politikave sociale.
BERISHA
Në një dalje publike të pak ditëve më parë kryeministri Berisha duke komentuar librin e Ramës, tha se kjo është një përpjekje e kryesocialistit për të rivalizuar me shkrimtarin, njëherësh deputetin e PS-së, Ben Blushi, i cili pritet të nxjerrë gjithashtu në treg romanin e tij të tretë "Shqipëria". "Ky do të rivalizojë me Blushin. Por është një marrëzi të tentosh të rivalizosh me Blushin, i cili ka arkivin e gjyshit të tij, sa kjo dhomë, që edhe po ti kishte Blushi tre jetë, nuk i del dot në fund. Dikush më tha se ka marrë vesh që do të finalizojë këtë librin për Enverin, sepse për Enverin - thotë ai- shkruajnë, - 'ndërsa për mua nuk shkruan kush, ndaj dhe do të shkruaj unë për veten time'
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Rama takon Blushin