Fluks emigrantësh në Kakavijë e Kapshticë, radhë në tokën helene
TIRANË- Që në orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar fluks i madh emigrantësh në të dyja pikat kufitare në vend, në Kakavijë e Kapshticë. Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Kakavijë 5500 emigrantë, ndërsa në tokën helene janë krijuar radhë të gjata pritjesh, pasi emigrantët kthehen në Shqipëri për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Radhët e gjatë në kufirin grek krijohen edhe për shkak të sporteleve të pakta në dispozicion të kalimtarëve. Kështu pala greke punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërkohë që pala shqiptare ka 5 sportele në hyrje dhe 4 në dalje.
Ndërsa në pikën kufitare të Kapshticës deri në këto momente kanë hyrë rreth 4 mijë emigrantë, 1200 mjete. Edhe këtu pala shqiptare ka shtuar sportelet duke punuar me 8 të tilla, ndërkohë që pala greke punon vetëm me 4.
(ma.ar/BalkanWeb)