E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh në Kakavijë

Kështu, në 10 orët e fundit raportohet se përmes pikës së Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 6 mijë emigrantë shqiptarë dhe 2400 automjete.

Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, duke parashikuar se në ditët në vijim fluksi do të rritet, tha se "krahas forcimit të masave të sigurisë kufitare, numri i sporteleve në hyrje është rritur nga 4 në 7."
     
Gjatë 48 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë mbi 13 mijë emigrantë, 5 % më shumë krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar./Start/

                                                                                             2012-04-14 10:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›