Berisha në Kandahar, takon trupat shqiptare

Vizita blic e kryeministrit në Kandahar, ku ndodhen trupat komando shqiptare me mision luftimi, është mbajtur sekret për arsye sigurie, raporton TCH.
Përveç takimit me ushtarakët shqiptarë, ne agjendën e Berishës ishin shënuar edhe takime me drejtues të lartë të komandës së NATO-s në Afganistan. Ende nuk bëhen të njohura detaje të agjendës, e cila mbetet e papublikuar gjithashtu për arsye sigurie.
Trupat shqiptare me mision paqeruajtës, por veçanërisht ata me mision luftimi, kanë marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga shtabi qendror i NATO-s në Afganistan.
Kjo vizitë e kryeministrit Berisha vjen pak kohë pas humbjes së kapiten Feti Voglit në krye të detyrës dhe plagosjes së nëntetar Aleksandër Pecit gjatë nje operacioni paqeruajtës në Kandahar.
Pritet që pamjet e kësaj vizite blic të bëhen publike të dielën, pas kthimit të kreut të qeverisë në Tiranë.
/Start/
2012-04-14 16:07