E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabisin me armë argjendarinë në Tiranë, kapen autorët

Raportohet se tre persona me maska hynë në argjendarinë “Esence Pavllo” në sheshin “Avni Rustemi” pranë komisariatit numër 1. Nën kërcënimin e armës ata mundën t’i marrin pronarit një sasi të konsiderueshme ari dhe argjendi.

Policia, e njoftuar nga dëshmitarë okularë, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e një pjesë të mirë të materialeve të grabitura. Personi i tretë bashkë me sendet e vjedhura për momentin arriti të largohet përmes një rruge dytësore, por një orë më pas ra në prangat e policisë.

Në pranga fillimisht përfunduan shtetasit Dorian Mema dhe Rigels Leka, kontingjent krimi i njohur nga policia, ndërkohë që një orë më pas u prangos edhe Erion Leka.

Pronari i argjendarisë ndërkohë mësohet se është dërguar për në spital, ku po mjekohet për plagët e lehta që mori gjatë grabitjes, kur grabitësit e qëlluan me qytën e pistoletës./Start/

                                                                                             2012-04-14 12:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›