Iliri feston ditelindjen, Strakosha prezanton gruan
TIRANË- Kjo e enjte ka pasur edhe një tjetër të veçantë. Pas përfundimit të spektaklit, konkurrentët dhe anëtarët e produksionit i priste një festë. Kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri kishte ditëlindjen dhe për këtë organizoi një festë private në zonën e Bllokut. Një party e veçantë u organizua enkas për të dhe miqtë e tij në ambientet e një prej klubeve më të njohura në kryeqytet siç është “Check Point”.
Mes të ftuarve na zunë sytë emra të tillë si: Torosi, i cili u mor dhe me organizimin e kësaj feste si miku më i ngushtë i balerinit; Zhaku, e cila kishte ardhur në festë me të dashurin e saj gjerman, Dakar; Artan Imami; Iva Tiço; Zefina Hasani; Niada Saliasi; Foto Strakosha me bashkëshorten; Valbona Mema; Adelina Tahiri; Afërdita Dreshaj etj. Mbrëmja s’kishte të mbaruar dhe si kryefjalë e saj ishte kërcimi. E si mund të ndodhte ndryshe në një ambient ku festohet ditëlindja e një balerini, e ku prezentë janë personazhe që provojnë përditë në këtë fushë.
(el.me/Bluetooth/BalkanWeb)