Fluks emigrantësh në portin e Durrësit

Pas festës së Pashkëve, emigrantët e ardhur nga shtetet e ndryshme ku punojnë e jetojnë, tashmë kanë nisur të kthehen.
Në pikat doganore është evidentuar një fluks emigrantësh, të cilët duan të kalojnë kufinjtë në drejtim të shteteve ku jetojnë dhe punojnë.
Kështu, në portin e qytetit bregdetar të Durrësit mbyllja e festës së besimtarëve të krishterë, ka sjellë një fluks në ikje të emigrantëve.
Sipas të dhënave portuale, në Durrës deri tani mësohet se kanë kaluar kufirin bregdetar rreth 4000 persona, në drejtim të shtetit italian.
Aktualisht në portin e Durrësit po punohet me 10 sportele nga pala shqipare, ndërkohë që situata deri tani paraqitet e qetë dhe procesi i punës po shkon normalisht.
Po ashtu, sipas të dhënave portuale, një pjesë e emigrantëve pritet të largohen nga territori shqiptar ditën e sotme dhe të nesërme.