E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, e reja braktis foshnjen njëjavëshe në bunker

POGRADEC - Një 32-vjeçare nga Pogradeci ka braktis foshnjën e saj njëjavëshe në një bunker. Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Vërdovë, vetëm rreth 3 kilometra nga ky qytet. Burime nga policia lokale pohojnë se Valbona Xhukellari ka marrë foshnjën e saj dhe e ka lënë në një bunker në periferi të rrugës. Kanë qenë disa kalimtarë të rastit që e kanë parë rrugës nënën me foshnjën në krahë dhe më pas kanë konstatuar se ajo është kthyer pa të. Kureshtarë, kalimtarët kanë shkuar tek qendra e zjarrit ku dhe kanë gjetur foshnjën, të cilën e kanë dërguar në maternitetin e Pogradecit. Mjekë të këtij spitali deklaruan se pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Pas sinjalizimit për ngjarjen, policia ka prangosur nënën e foshnjës, Valbona Xhukellarin. Gjatë marrjes në pyetje, 30-vjeçarja ka deklaruar se dje në mëngjes se ishte tek Shtëpia e Fëmijës në Korçë, por drejtuesit e jetimores nuk ia mbajtën foshnjën. "Jam në vështirësi ekonomike, nuk kam mese ta rris fëmijën, ndaj u detyrova që ta lë në bunker. Unë kam dhe një fëmijë tjetër 2 vjeç për të rritur", - pohoi ajo para bluve. Pas dëshmisë, gruaja u lirua. Ajo do të hetohet në gjendje të lirë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›