E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Rama përuron rikonstruksionin e rrugës “Ali Visha”

TIRANE-Kryetari i Bashkisë Edi Rama përuroi sot paradite segmentin e rikonstruktuar të rrugës “Ali Visha” në njësinë Bashkiake numër 2.
Rama në një prononcim për mediat u shpreh se dita e 8 Majit do të shënojë përfundimin e bllokimit të Këshillit Bashkiak, bllokim që sipas tij ka sjellë dhe pengesë në punimet e Tiranës.

“Pavarësisht pengesave nga qeveria, puna jonë vazhdon në të katër anët e Tiranës dhe kjo punë do shumëfishohet pas clirimit të Këshillit Bashkiak pas 8 Majit. Këeshtu do ti japim mundësi kryeqytetit një trasformim në cdo aspket infrastrukturor duke menaxhuar të gjitha kontributet e qytetarëve dhe të gjitha të ardhurat e tjera të Bashkisë së Tiranës. Këto do bëjnë të mundur që qyteti të trasnformohet dhe të kthehet në qytetin e ëndrrat e shpresat e cdo njeriu pavarësisht bindjeve të tij partiake”, u shpreh rama.

Më pas në një takim me banorë të njësisë bashkiake numër 2 ne Tirane, Rama u shprehu keqardhjen për rritjen e cmimeve si dhe menaxhimin katastrofik në territorin e Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Tiranë, thyhen xhamat e zyrës elektorale të Ilir Gjonit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›