E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fluks i lartë udhëtarësh në Kakavijë, Qafë-Botë dhe Portin e Durrësit

Pika e Kalimit Kufitar në Kakavijë dhe Porti i Durrësit kanë përballuar një fluks të lartë udhëtarësh gjatë 24 orëve të fundit, por autoritetet konfirmojnë se procedurat e përpunimit janë zhvilluar normalisht, pa vonesa dhe pa krijuar radhë pritjeje.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar gjithsej 14,231 shtetas në hyrje-dalje.

Në hyrje kanë kaluar 9,538 shtetas dhe në dalje kanë kaluar 4,693 shtetas. Gjithashtu, janë përpunuar 4,632 mjete, nga ku 3,049 mjete në hyrje dhe 1,583 mjete në dalje.

Pala shqiptare ka qenë e angazhuar me 6 sportele (3 në hyrje dhe 3 në dalje), ndërsa pala greke ka operuar me 4 sportele (2 hyrje dhe 2 dalje). Autoritetet bëjnë me dije se situata ka qenë e qetë dhe nuk janë raportuar radhë pritjeje as nga ana greke.

Edhe në pikat kufitare të Mavromatit dhe Qafë Botës fluksi i udhëtarëve ka qenë i lartë. Në Mavromat, radhët e automjeteve arrijnë deri në dy kilometra dhe pritjet për kalim shkojnë deri në tri orë, ndërsa temperaturat e larta po rëndojnë situatën për udhëtarët që presin në diell.

Edhe në pikën kufitare të Qafë Botës trafiku është i ngarkuar, ku pala shqiptare që po operon me tre sportele dhe pala greke me dy, duke ngadalësuar dukshëm ritmin e kalimit. Gjatë 24 orëve janë përpunuar mbi 7,000 shtetas dhe më shumë se 2,600 mjete, me numër më të lartë hyrjesh nga shtetas të huaj.

Në Portin e Durërsit nga e premtja deri të dielën, kanë lundruar mbi 33,500 udhëtarë, ku 20,120 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 13,388 pasagjerë në dalje.

Janë përpunuar gjithsej 10,066 automjete, përfshirë vetura, kamionë dhe trajlerë.

Për të përballuar kërkesën e shtuar të sezonit turistik, tragetet operuan me lundrime dyfishe (dopjo korsë).

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›