E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks i perballueshem, te dhenat me te fundit

Edhe gjatë ditës së sotme, proçesi i lëvizjes së lirë, pa viza të qytetarëve shqiptarë, që kanë planifikuar të lëvizin drejt vendeve të BE-së me pasaportë biometrike, ka vijuar normalisht pa probleme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar.

Nga orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Pikat e Kalimit Kufitar kanë kaluar me pasaportë biometrike 1.594 shtetas shqiptarë.

Nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë numri i shtetasve që kanë udhëtuar me pasaportë biometrike deri në këto momente është 367 dhe janë kthyer 37.

Nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas me pasaportë biometrike kanë kaluar 652 shtetas dhe janë kthyer 2.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 242 shtetas shqiptarë dhe janë kthyer 7.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Porti Durrës kanë kaluar me pasaportë biometrike 271 shtetas shqiptarë dhe janë kthyer 42. (kalimet nga momenti i nisjes së tragetit)

Përmes Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 39 shtetas dhe janë kthyer 16.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat kanë kaluar 23 shtetas dhe janë kthyer 2.

Lëvizja e lirë, pa viza, e qytetarëve Shqiptarë po vazhdon pa probleme, me ritëm normal, në të gjitha vendet e zonës Shengen.

Gjatë 24 orëve të djeshme kanë kaluar me pasaportë biometrike 2.350 shtetas shqiptarë.

Nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit janë marrë të gjitha masat për një lëvizje normale dhe pa probleme të shtetasve shqiptarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›