E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet urbane duhen 200 milione euro

Realiteti vendor perkundrejt Strategjise dhe Planit te Mbetjeve. Kjo ishte tema e forumit urban qe bashkoi dje Ministrine e Mjedisit dhe perfaqesues te autoriteteve vendore nga i gjithe vendi. Objektiv kryesor eshte rritja e mbetjeve te ricikluara dhe te kompostuara me 25 deri ne vitin 2015 dhe me 55 deri ne vitin 2020 ku procesi menaxhohet nga autoritetet vendore. Kostot shtese per implementimin e kesaj strategjie pritet te jene rreth 150 - 200 milione euro investime fillestare dhe 52 milione euro kosto operative ne vit. Pjesa me e madhe e tyre eshte per tu mbuluar nga autoritetet vendore te cilat jane drejtperdrejt pergjegjese per menaxhimin e mbetjeve te ngurta urbane. Gjate takimit u ra dakord se mbetet shume per te bere ne drejtim te menaxhimit dhe perpunimit te mbetjeve te ngurta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›