Rikthehen rrëshqitjet në Ngracan
Rrëshqitjet e tokës kane rikthyer panikun e banoreve ne Ngracan te Mallakastres. Disa banesa kane dale jashtë funksionit, e mese 20 te tjera janë ne rrezik shembje. Ne këtë godine te shkatërruar jeton familja Kazaj. Për shkak te pamundësisë për tu sistemuar ne vend tjetër, pese anëtaret e familjes janë vendosur ne një dhome qe nuk është shembur ende plotësisht. Madje aty kane kaluar edhe vitin e ri. Por ndërsa familja Kazaj nuk ka mundësi financiare për tu shpërngulur, shume te tjera janë larguar nga fshati duke u transferuar ne Ballsh e Fier. Kreu i komunës thotë se situata është alarmante, por institucioni qe drejtohet prej tij nuk ka fonde për te përballuar situata te tilla. Rrëshqitjet e dherave kane shkatërruar edhe infrastrukturën rrugore te komunës. Ne Ngracan rrëshqitjet masive te tokës kane nisur gjashte vjet me pare. Deri tani janë dëmtuar rreth 60 shtëpi, 20 prej te cilave janë te pabanueshme. Persë i përket tokës bujqësore demet llogariten ne mbi 50 hektarë.
Shpërndaje