E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Sekret, listat ne Arkivin e Shtetit

Listat e zgjedhesve qe votuan ne 28 qershor 2009, do te arkivohen ashtu si edhe materialet e tjera zgjedhore. Keshtu vendosi dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vetem me 4 vota pro dhe asnje kunder, pasi tre anetare, perfshire edhe nenkryetaren e komisionit Deshira Subashi, braktisen mbledhjen duke e quajtur ne kundershtim me ligjet. Shkak i largimit te tre anetareve ishte fakti se si Deshira Subashi, Artan Laze ashtu edhe Pandeli Varfi, nuk binin dakord me nje vendim te tille te propozuar nga kreu i KQZ-se, Arben Ristani, pasi sipas tyre bie ndesh me Kodin Zgjedhor. "Kjo nuk eshte kompetence e KQZ-se dhe eshte ne kundershtim me Kodin Zgjedhor. Une nuk mund ta firmos kete akt, pasi ne te behet fjale per nje operacion pune, i cili nuk ishte parashikuar ne vendimin qe moret me 4 vota 'Per menaxhimin e materialeve zgjedhore', me 29 dhjetor. Bazuar ne nenin 20 te Kodit Zgjedhor, pika 1, germa b, si dhe ne piken tre te tij, ne kemi detyrimin: kryetari dhe nenkryetari, te nxjerrim urdhra ne zbatim te vendimeve te KQZ-se. Por, vendimi i 29 dhjetorit nuk e parashikonte se cfare do te ndodhte me listen e zgjedhesve", sqaroi Subashi, duke u larguar nga mbledhja. Po keshtu, edhe dy anetaret e tjere Artan Laze dhe Pandeli Varfi, duke e kundershtuar ne parim projektvendimin, deklaruan qendrimin e tyre kunder dhe braktisen mbledhjen me gjithe apelet e kreut te komisionit Ristani, qe te qendrojne dhe te japin propozimet e tyre mbi kete ceshtje. Ne mungese te tyre, kreu i KQZ-se, Ristani tha se komisioni qe ai drejton proceduar ne baze te ligjit. "Udhezimi i 2006-s e ka humbur efektin e tij, pasi me pas ka dale ligji 'Per mbrojtjen e te dhenave personale' dhe lista e zgjedhesve permban te dhena personale qe kane nje trajtim te vecante dhe qe patjeter KQZ duhet ta marre parasysh. Kjo eshte arsyeja qe me urdhrin qe doli ishte parashikuar po i njejti sistem qarkullimi i dokumentacionit. Pra nga KQZ lista do te shkoje ne Arkiven e Shtetit, por ne kete rast do te futet vetem ne nje dosje te vetme", sqaroi Ristani. Por pavaresisht ketij sqarimi, para largimit, nenkryetarja e KQZ-se, Subashi, deklaroi se akte te tilla jane nul per sa kohe nuk kane votat dhe firmen e saj ndaj dhe nuk prodhojne efekte.

Perplasjet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve debatoi dje gjate ne lidhje me fatin, kete here, te listave te zgjedhesve. Ne mungese te tre anetareve, perfshire edhe nenkryetaren e komisionit, Subashi, u vendos qe listat te shkojne ne Arkiv si dokumentet e tjera ne kutine e materialeve zgjedhore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›