E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks levizjesh se turisteve edhe ne Qafe Morine qe lidh Tropojen me Kosoven

Fluks i lartë i lëvizjes së udhëtarëve gjatë këtyre ditëve të gushtit është vërejtur në doganën e Qafë Morinës, që lidh rrethin e Tropojës me Kosovën.

Gjatë kësaj periudhe është rritur numri i vizitorëve ditorë kosovarë në pikën turistike të Valbonës, por edhe lëvizja nga Tirana në drejtim të Tropojës, lëvizje që kryhet përmes autostradës e më pas përmes Kosovës.

Kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj, thotë se çdo ditë pikën turistike të Valbonës e vizitojnë mbi 250 - 350 vizitorë nga Kosova, të cilët, pasi kalojnë ditën në vendet piktoreske të Valbonës, rikthehen pranë banesave të tyre në orët e mbrëmjes. Ndërkohë, çdo ditë përmes kësaj dogane udhëtojnë drejt Tiranës apo bregdetit shqiptar 2- 3 autobuzë dhe mbi 10 furgonë nga qyteti i Bajram Currit, që tashmë lëvizin përmes segmentit Bajram Curri- Qafë Morin - Gjakovë- Prizren- Kukës-Tiranë.

"Brenda 24 orëve përmes kësaj dogane hyjnë në Shqipëri 780 shtetas me 130 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa dalin në drejtim të Kosovës çdo ditë 620 shtetas me 90 mjete të llojeve të ndryshme", thanë burime zyrtare të policisë kufitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›