Varret e Libohoves terheqin turistet e studiuesit

Të shpallura monument kulture,varret e pashallarëve në Libohovë janë kthyer jo vetëm objekt studimi për historianët, por edhe ndër më të vizitueshmit nga turistët e huaj dhe ata vendas.
Varret ku spikat ai i Myfit Bej Libohovës një ndër personalitetet më të mëdha të kohës së Ahmet Zogut si dhe i Shanishasë, motrës së Ali Pashës për vite me radhë kanë qenë të braktisur dhe të haruar. Por me restaurimin e tyre, këto monumente kulture janë futur në guidat turistike.
“Njerëzit, fëmijët nuk e dinin që këtu ishte një varrezë e tillë me figura kaq të mëdha që i kishin dhënë historisë së këtij vendi. Ishte e mbushur totalisht me ferra. Nuk dukej fare. Pas viteve ’90, bashkia është kujdesur dhe ka bërë rrethimin e kësaj varreze. Çdo vit dhe çdo sezon turistik këtu ka turistë të cilët vijnë se kanë dëgjuar për hitorinë e Myfit Bej Libohovës. Është e domosdoshme në vazhdim për sinjalistikën dhe për t’u bërë më i dukshëm ky monument kulture që ndodhet në këtë vend”-thotë Bexhet Çobani, intelektual, ish-kryetar i bashkisë së Libohovës.
Me rënimin e varreve të pashallarëve rrezikonte harresën edhe një pjesë e historisë së qytetit të Libohovës, por edhe më shumë se kaq, pasi fama dhe lavdia e atyre që prehen aty i kalon përmasat gjeografike të qytetit të vogël të Libohovës.
Ismail Xhaferri