Fluks në autostradë, karvan makinash drejt Durrësit

Fundjava ka sjellë një trafik të rënduar në Durrës. Grupi ynë i xhirimit ka filmuar disa nga rrugët që të çojnë në qytetin bregdetar të Durrësit, ku trafiku paraqitet me të vërtetë i rënduar.
Autokolona e automjeteve ,është një tregues i situatës së trafikut i cili paraqitet veçanerisht i rënduar në orët e paradites dhe në mbrëmje. Situata pritet që të rëndohet me nisjen e fluksit të emigrantëve në portin e Durrësit.
Aktualisht forcat e policisë së qarkullimit rrugor po punojnë non stop për të përballuar situatën, në një kohë që ka probleme përsa i përket sistemit të funksionimit të semaforëve.
Aktualisht trafiku më i rënduar paraqitet në zonën e plazhit , Shkozetit, dhe hyrjes në qytetit bregdetar.