Rritja e temperaturave, mjekët: Konsumoni ushqime të freskëta

"Qytetarë konsumoni ushqime të freskëta, pini lëngje dhe mos u ekspozoni në diell gjatë orëve të pikut". Ky është apeli i mjekëve në kohën kur zhiva e terometrit shënon mbi 35 gradë celcius. I nxehti i verës dhe pakujdesia e të ushqyerit shndërrohen si burimi i sëmundjeve gastrointesianale. Në këtë rast bluzat e bardha thotë se për të shmangur çdo infeksion duhet një kujdes i veçantë ndaj diellit dhe kryesisht ndaj llojit dhe mënyrës së konsumimit të ushqimeve. Pëllumb Pipero, drejtor i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se vera e nxehtë dhe ushqimet e tregjeve janë kërcënuesit kryesor të shëndetit të qytetarëve.
Mjekët rekomandojnë pirjen e lëngjeve, higjenë individuale të pastër si dhe shmangie në mënyrë urgjente të ushqimeve të cilat blihen kudo në pika ambulatore.
Pipero shpjegon se nuk duhet vetëm vigjilenca e konsumatorëve për të blerë produkte të shëndetshme dhe cilësore por duhet edhe rritja e kontrolleve të pushtetit lokal ndaj atyre që tregtojnë ushqime të ndjeshme ndaj ekspozimit në diell dhe jashtë standarve të cilësisë.