E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy-Berlusconi Franca terheq pezullimin e Shengenit

Në grindjet rreth pranimit të mijëra refugjatëve afrikanë, Franca ka pranuar të mos pezullojë marrëveshjen e Shengenit, e cila mundëson kalimin pa kontroll të kufijve të vendeve anëtare të kësaj zone, por kërkon reformim të menjëhershëm të saj.

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy do të bisedojë të martën në Romë për këtë çështje me kryeministrin italian Silvio Berlusconi, thuhet në Paris. Italia i ka pajisur kohët e fundit shumicën e rreth 25 mijë refugjatëve të ardhur kryesisht nga Tunizia me dokumenta, të cilat u mundësojnë atyre që të udhëtojnë në vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Qëllimi i tyre kryesor është të kalojnë në Francën fqinje. Si kundërpërgjigje, Franca pezulloi trafikun hekurudhor në zone, ndërsa mes shqetësimit gjithnjë në rritje të dyja vendet do të kërkojnë një zgjidhje për krizën diplomatike në samitin franko-italian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›