Fluks ne portin e Durresit emigrantet pushimet verore ne vendin e tyre
Në pikën kufitare të doganës së Durrësit, 15 ditshi i parë I muajit gusht ka rritur ndjeshëm numrin e emigranteve si dhe turistëve të huaji që vijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore. Çdo ditë në portin më të madh të vendit ankorohen të paktën 10 tragete, prej të cilave zbarkojnë mbi 11 mijë shtetas si dhe 3 mijë automjete. Vetëm mëngjesin e sotëm në port kanë zbarkuar mbi mbi 6500 pasagjerë dhe rreth 2300 mjete, të mbërritur më pesë tragete, ndërsa në orët në vijim pritet të mbërrijnë dhe 5 tragete të tjera me po aq shtetas. Autoritet e kapitanerisë, Policisë së Kufirit dhe Migracionit si dhe ata të portit kanë krijuar të gjitha lehtësitë nëpërmjet terminalit të ri, për të ulur ndjeshëm kohën e përpunimit të udhëtarëve e mjeteve, me qëllim përpunimin e tyre brenda një harku kohor të shkurtër. Fluksi pritet të vazhdojë deri me datën 20 gusht, kur përfundojnë edhe udhëtimet e prenotuara. Në port funksionojnë 40 sportele, 4 pika hyrese dhe dalese si dhe një numër i madh agjentësh doganorë, të cilët punojnë për eliminimin e radhëve të gjata në këtë pik zbarkimesh. Gjate 24 orëve të fundit janë regjistruar ne hyrje te paktën 14 mijë shtetas , ndërsa janë përpunuar të dhënat për 5800 automjete. Ndërkaq nga porti i Durrësit janë larguar mbi 8 mijë shtetas me 2100 automjete. Mes emigrantëve shqiptar e turistëve të huaji që vijnë për të kaluar pushimet, ka kryesisht kosovarë e maqedonas të cilët kalojnë transit nga pika kufitare e doganës së Durrësit për në vendin e tyre.