Policia ka arritur te identifikoje vrasesin e Fatbardha Tafes

Ka filluar numërimi mbrapsht per autorin e dyshuar per vrasjen e Fatbadha Tafës dhe plagosjen e motrës se saj Lumturie Gjana.
Burimet policore thane se ka disa prova të pakontestueshme shkencore që e identifikojnë si autor të krimit ndërsa operacioni për arrestimin e tij është në pritshmërinë që grupi hetimor të kryejë lidhjen e fakteve.
I dyshuari identitet i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi vetëm pak muaj më parë ka dalë nga burgu i dënuar për një tjetër ngjarje të dhunshme.
Policia pritet ta shoqërojë sërish të dyshuarin për të bërë një ballafaqim me të plagosurën djalin e viktimës dhe fëmijët e Lumturie Gjanës.
Kjo do të jetë procedura e fundit para arrestimit. I dyshuari ishte shoqëruar 7 orë pas krimit por ishte liruar më pas për mungesë provash.
Fatbardha Tafa, emigrante me familjen në Itali kishte ardhur për të kaluar pushimet verore tek të afërmit në Tiranë dhe Hardhishtë të Durrësit.
Mbrëmjen e të martës ajo me djalin, motrën dhe fëmijët e kasaj kishin shkuar te lulishtja tek ish fusha aviacionit në Tiranë.
Në kthim ato janë sulmuar nga dy grabitës me motor të cilët donin t’i merrnin varësen nga qafa Fatbardhës. Dy motrat kanë bërë rezistencë dhe për pasojë janë sulmuar me thikë nga njëri prej grabitësve.