Fluks pacientesh. Dyfishohen rastet ne urgjenca
Dyfishohet numri i vizitave ne urgjencën e Pediatrisë dhe Kardiologjisë. Çdo ditë kryejnë vizita dhe marrin ndihmë shëndetësore rreth 100 të vegjel dhe tek kardiologjia afro 120. Shtimi i fluksit thonë mjekët lidhet drejtpërdrejtë nga rritja e temperaturave dhe neglishencën e vetë pacientëve.
“Ka një fluks jashtëzakonisht të shtuar të vizitave. Normalisht 70-80 janë në 24 orë, por tani me fluksi ka shkuar 100-120 vizita. Më të predispozuar për të ardhur janë persona kardiakë që vijnë me dhimbje prekordiale, retrosternale, me ndryshime në ekage, prandaj dhe është shtuar edhe numri I shtrimeve prej tyre”- thotë Vigjilenca Demiraj, mjeke në Urgjencën e Spitalit numër 1 në QSUT.
Të sëmurët kardiakë sipas mjekes Demiraj i kanë drejtuar urgjencës së kardiologjisë në gjendje shumë të rënduar dhe në disa raste kanë pësuar gjatë rrugës dhe vdekje klinike.
“Vijnë në gjendje të rënduar. Pjesa më e madhe e tyre vijnë me barrela sa ne bëjmë gati të gjitha aparatet, monitored, defribilatorin sepse mund të ketë ardhur ndonjë persona që ka bërë vdekje klinike. Kemi pasur raste, por që fatmirësisht kanë dalë nga situate e rëndë”- thotë Demiraj.
Mjekët si në çdo sezon veror kur dhe temperaturat e nxehta kulmojnë u kërkojnë të sëmurëve kronikë të kenë sa më shumë kujdes gjatë orëvë të pikut të djellit dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje të freskëta.
Julia Bardhushi