Ndryshimet kushtetuese ne krye te axhendes se PS-se

Me rikthimin në parlament në sesionin e vjeshtës, nisma e parë e socialistëve pritet të jenë ndryshimet kushtetuese. Socialistet e kanë vendosur në krye të prioriteteve rindërhyrjen në ligjin themeltar të shtetit, pasi e pohuar nga vete kreu i i partise Edi Rama një ditë më parë, ndryshimet në kushtetutë në 2008-ën për të cilën ata dhanë konsensusin ishin të gabuara.
Burime nga selia rozë pohojnë se opozita do të konsultohet me një grup të gjerë juristësh dhe konstitucionalistësh jo vetëm për të riparë ndryshimet e 2008-ës, por edhe të tjera që ligji themeltar i shtetit do të ketë nevojë për riparim. Por sapo është artikuluar kjo nismë e opozitës, nga maxhoranca ka ardhur reagimi i parë.
“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk është statuti i PS-së që ndryshon sa herë kryetari humbet zgjedhjet”-tha Ylli Manjani, përfaqësues ligjor i LSI-së.
Ndër ndryshimet themelore që kushtetuta pësoi në 2008-ën ishte zgjedhja e presidentit, ku u hoq kushti i 84 votave, duke mundësuar zgjedhjen e kryetarit të shtetit në raundin e tretë edhe me shumicë të thjeshtë.
Mocioni i mosbesimit ndaj kryeministrit dhe dekretet e presidentit gjithashtu ishin pjesë e ndryshimeve 3 vjet më parë. Por ndërkohë nuk është përcaktuar ende se cilat do të kërkohen të rindryshohen nga opozita, që në të gjitha rastet duhet të gjejnë edhe konsensusin e demokratëve të cilët nuk e kanë dhënë ende cili do të jetë qëndrimi i tyre për ndërhyrjen në kushtetutë.
Rovena Moçka