Gara e universiteteve Berisha Orientuese per investimet
Ka përfunduar projekti i parë pilot për renditjen e universiteteve. Vlerësimi u bë në bazë të disa indikatorëve si cilësia e programeve të studimit që ato ofrojnë, kualifikimi i profesoratit e deri tek hapësirat në klasa për katër programe studimi, ekonomi- biznes, drejtësi, shkenca sociale dhe infermieri. Në këtë proces nuk ka patur emra konkrete universitetesh të renditura nga më i miri tek më i dobti pasi edhe vlerësimin ka qënë i ndryshëm për programet që ato kanë ofruar.
Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar procesin të rëndësishëm pasi nëpërmjet tij do të kuptohet se ku duhet të behën më shumë investime, ndërkohë që për të rritur cilësinë u shpreh ai duhet të ekzistojë në universitete autonomia dhe liria akademike.
“Ne mund të angazhojmë fondet më të mëdha, ne mund të ndërtojmë kampuset më të bukura, por ne sëbashku duhet të ndërtojmë dhe konsolidojmë si kusht themelor për një cilësi tjetër lirinë akademike. Universitetet duhet të gëzojnë autonominë e tyre”- tha kryeministri Berisha.
“Rezultatet e këtij rankimi pilot do të ndihmojnë studentët të informohen shumë më mirë për anët e forta dhe anët e dobta që kanë institucionet që ofrojnë programet e sipërpërmendura. Së dyti, politikbërja ka mundësi të nxjerrë konkluzione për politikat dhe investimet për përmirësimin e treguesve të cilësisë që paraqesin universitetet”- tha Tafaj.
Në procesin e listimit morën pjesë 21 universitete, publike dhe private, ndërkohë që pjesë e tij nuk ishte universiteti i Tiranës. Muaj më parë, drejtuesit e këtij universiteti nuk pranuan të ishin pjesë e tij, pasi ata kërkuan që fillimisht të zhvillohej akreditimi, gjë që nuk u pranua nga minsitria e Arsimit. Por pjesëmarrja në procesin e listimit nuk penalizon asnjë universitet, ai do te jetë thjesht një guidë për të orientuar studentin drej programeve më të mira të studimit .
Edlira Sulejmani