Shkëmbimi i territoreveThaçi: Një ide shumë e keqe
PRISHTINE- “Kosova nuk do të marrë në konsideratë asnjë shkëmbim territoresh me Serbinë për të zbutur tensionet në rajon, sepse një hap i tillë mund të ketë pasoja të gjera negative” deklaroi sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
“është një ide shumë e keqe. Qëllimi im nuk është ndryshimi i kufijve, por integrimi në strukturat euro-atlantike”, ka thënë Thaçi për agjencinë Reuters.
“Nëse tolerojmë ndryshimin e kufijve, atëherë do të ketë një efekt zinxhiror dhe pasoja për tërë rajonin. Pasojat do të ndihen në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë. Secili vend i rajonit ka Mitrovicën e vet”, u shpreh Thaçi.
Kryeministri kosovar po merr pjesë në Samitin e Kroacisë që po mbahet në Dubrovnik.
(e.n/rel/BalkanWeb)