Hagë, rrëzohet kërkesa e Karaxhic për avokat tjetër
HAGE- Gjykata për Krime të Luftës në Hagë ka refuzuar kërkesën e ish liderit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic, që të zëvendësojë avokatin e tij, të caktuar nga gjykata. I akuzuari Karaxhic tha se kërkon zëvendësimin e gjyqtarit nga Londra, Riçard Harvi, pasi dëshiron që të punoje më dikë që e ka të përbashkët “trashëgiminë dhe gjuhën”. Gjykata, po ashtu, e ka hedhur poshtë argumentin e Karaxhicit, se nuk e pranon emërimin e avokatit Harvi, pasi ai i ka përfaqësuar shqiptarët e Kosovës, e asnjëherë nuk i ka përfaqësuar serbët dhe ka bërë deklarata, të cilat Karaxhici i konsideron si kritikë për serbët. Gjykata për Krime të Luftës “nuk ka dyshime se Riçard Harvi, megjithese i ka përfaqësuear shqiptarët e Kosovës, e asnjëherë nuk i ka përfaqësuar serbët, do të jetë i aftë të paraqesë ndihmë juridike profesionale dhe efektive pa asnjë dallim”, ka thënë kjo gjykatë. Radovan Karaxhic aktualisht ndodhet në burgun e Tribunalit të Hagës, i akuzuar për krime të luftës dhe gjenocid. Ai i ka hedhur poshtë këto akuza.(m.a/News24/BalkanWeb)