Fluksi i emigrantëve, radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar
Dita e djeshme ka shënuar fluks të madh emigrantësh dhe automjetesh në pikat e kalimit kufitar në vend. Fluks është regjistruar në Kakavijë, në Kapshticë, Muriqan, portin e Vlorës dhe në portin e Durrësit. Numri i madh i emigrantëve u pasua me radhë të gjata dhe pritje në temperatura të larta. Ashtu si çdo vit, Kakavijës nuk i ndahen radhët e gjata, si gjatë periudhës së festave të fundvitit apo atyre të Pashkëve, ashtu dhe gjatë pushimeve të verës. Situata e njëjtë. Gjithmonë, problem radhët e gjata. Dhe, pavarësisht se vuajnë sa herë që vijnë në Shqipëri, apo dhe betohen se nuk do të vijnë më për shkak të vuajtjeve në kufi, emigrantët sërish i drejtohen atdheut të tyre për kalimin e pushimeve apo festave të rëndësishme siç janë Krishtlindjet apo Pashkët. Sepse tërheqja drejt vendit të tyre për të qenë pranë familjes, e cila u mungon gjatë vitit, është më e fortë se vuajtjet që heqin ato 6-7 orë pritje në kufi, si në ardhje, ashtu dhe në kthim. Megjithëse autoritetet doganore greke e kanë të qartë situatën gjatë këtyre periudhave kohore, deri tani nuk i është dhënë ndonjë zgjidhje për të shmangur këto radhë të gjata, shpesh kilometrike. Numri i emigrantëve vjen e shtohet dhe sportelet që punojnë në Kakavijë, kryesisht në anën greke të kufirit, mbeten të njëjtat, asnjë ndryshim. Gjendja paraqitet e njëjtë si në ditë normale, një sportel për maunet, një sportel për makinat e vogla dhe një sportel tjetër për pasagjerët e autobusëve. Madje, shtimi i një sporteli të vetëm trumbetohet si gjë e madhe, ndërkohë që në anën shqiptare, me nisjen e fluksit, u shtuan automatikisht 7 sportele për të sdhmangur radhët e gjata. Por, që të kuptosh vuajtjet e emigrantëve në ardhje apo në kthim, duhet patjetër të provosh të jesh vetë në pozicionin e tyre, konkretisht, të nisesh nga kryeqyteti helen në orën 20:00 të darkës dhe të mbërrish në Tiranë në orën 16:00 të ditës tjetër, gati 20 orë udhëtim, 6 prej të cilave pritje e gjatë në kufi për të vulosur pasaportën.
Radhët
Ishte ora 04:00 e mëngjesit kur pas një rruge të gjatë, shohim tabelën se pas 5 kilometrash do të ishim në Kakavijë. Lumturia e mbërritjes në vend dhe përfundimit të pjesës së madhe të udhëtimit do të fashitej sapo para syve të del një radhë e gjatë automjetesh, e ndarë në korsinë e maunave, autobusëve dhe makinave të vogla. Radha ishte e gjatë, gati 2 kilometra. Orët kalonin duke ia lënë vendin njëra-tjetrës dhe automjetet ngelnin në vend, pa lëvizur as dhe një pëllëmbë. Emigrantë të shumtë, pasagjerë të makinave të vogla dhe autobusëve që bënë rrugën në këmbë deri në afërsi të pikës doganore greke, u shprehën në kthim se punonte vetëm një sportel dhe se do na duhej të prisnim për një kohë të gjatë. Panorama që të ofrohej në ato orë pritjesh në anën greke ishin njerëz që suleshin tatëpjetë rrugës automobilistike, mes shkurreve për të kryer nevojat personale, pasi tualeteve që ndodheshin në mjediset e doganës as që mund t’u afroheshe. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë, një ushtar dhe një polic të vendosur disa metra në hyrje të doganës, nuk lejonin askënd të afrohej pranë godinës, pasi kishin frikë mos “prishej” radha. Ndërkohë që, për shkak të pritjes, lodhjes, vapës dhe padurimit për të sosur në shtëpi, sillte një acarim te emigrantët. “E njëjta situatë çdo vit. Edhe pse e dinë që ne vijmë për festa apo dhe pushime, askush nuk mendon t’i japë zgjidhje radhëve të gjata në kufi, duke shtuar personel. Na duket sikur tallen me ne...”, - shprehen disa prej emigrantëve që kishin dalë jashtë automjeteve apo autobusëve, në pritje që radha të lëvizte ndopak. Por, fatkeqësisht, u deshën 6 orë që nga momenti i mbërritjes që të arrinim deri në zyrën ku duhej të vulosnim pasaportën. Edhe aty do të na duhej të prisnim pak, madje, të duronim edhe nënqeshjet ironike të kontrollorit në anën greke, i cili në gjuhën e vet komunikonte me kolegun e tij duke treguar me gisht radhët e gjata. Dhe, sapo kaloje në anën shqiptare, panorama që të shfaqej ishte krejt ndryshe, 7 sportele në punë për të shmangur radhët e gjata. Megjithatë, shumë shpejt e njëjta situatë pritet të jetë edhe në ditët e kthimit, por kësaj here radhët e gjata do të jenë në anën tonë, pasi sado sportele me shumicë të vendosen në Kakavijë nga autoritetet shqiptare, situata çalon sërish te sportelet greke. Kjo situatë i detyron shpesh emigrantët që në ardhje apo në kthim të betohen se nuk do të vijnë për një kohë të gjatë në Shqipëri. Dhe, sapo vijnë festat e fundvitit, Pashkët apo pushimet e gushtit, ndërrojnë mendje dhe fillojnë sërish vuajtjet në Kakavijë...
Fluksi
Një fluks emigrantësh është dyndur sërish dje në pikën doganore të Kakavijës në rrethin e Gjirokastrës, saqë radha e gjatë e makinave që prisnin të kalonin traun rreth orës 10:00 ka arritur në 1 kilometër. Lidhur me këtë fluks të madh, policia kufitare bën të ditur se vetëm në 12 orët e fundit kanë kaluar kufirin 6 mijë emigrantë dhe 1100 automjete. Policia kufitare e Kakavijës thotë se nga pala greke po punohet me 4 sportele në hyrje dhe dalje, ndërsa nga pala shqiptare po punohet me 7 sportele në hyrje dhe dalje. Sipas burimeve zyrtare në Kakavijë, radhët e gjata janë shënuar në palën greke, pasi dyndja e hyrjes në Shqipëri është e madhe. Burimet konfirmojnë se të dyja policitë kufitare do të rrisin numrin e sporteleve nëse fluksi i emigrantëve do të shtohet. Fluksi i emigrantëve dhe radhët e gjata në pikën doganore të Kakavijës është vënë re edhe gjatë fundjavës së kaluar. Shkak për shtimin e fluksit ka qenë përfundimi i punës dhe marrja e pushimeve të gushtit. Ndërkohë, falë masave të marra nga efektivat e Policisë së Shtetit gjatë qëndrimit të tyre transit në doganën shqiptare të Kakavijes emigrantët nuk kanë ndeshur probleme për sa i përket rendit dhe sigurisë publike. Ndërkohë, rruga kombëtare Kakavijë-Gjirokastër-Tepelenë vazhdon të jetë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të patrullave të policisë rrugore me qëllim shmangien e aksidenteve të mundshme rrugore, si shkak i fluksit të rënduar të lëvizjes së automjeteve të emigrantëve të cilët kthehen në vendlindje për pushimet verore.
Vlorë, rritet numri i sporteleve për të shmangur radhët
Një defekt në rrjetin e kompjuterëve ka bllokuar për rreth dy orë punën për përpunimin e pasagjerëve të një trageti në Vlorë. Sipas burimeve, policia nuk ka lejuar të zbarkojë pasagjerët dhe automjetet, për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik, ne sistemin softuer. Bllokimi për shkak të sistemit kompjuterik, edhe pse nuk ka vijuar gjatë, ka zgjatur radhët në portin e Vlorës, ku janë përpunuar tre tragete, dy prej të cilëve do të rikthehen për rrugë të dytë. Vetëm pas rivendosjes së normalitetit në sistemin kompjuterik, ka vijuar përpunimi i pasagjerëve dhe mjeteve, të cilët vetëm pas kësaj i janë drejtuar terminalit. Muaji gusht e ka bërë edhe më të dukshëm fluksin e emigrantëve që kanë hyrë nga porti i Vlorës. Rreth 1800 pasagjerë, 102 prej të cilëve të huaj dhe 400 automjete kanë hyrë nga pika e kalimit kufitar ditën e djeshme, ndërkohë që duke parë kërkesën e lartë, një prej trageteve të linjës do të rikthehet sërish në portin fqinj për një ngarkesë të dytë. Edhe një ditë më parë u ndoq kjo procedurë, kur një traget kreu dy rrugë për shkak të emigrantëve të shumtë që prisnin në portin e Brindisit. Dje u nis një tjetër traget për të kryer rrugën e dytë. Sipas autoriteteve të kësaj pike, së bashku me pasagjerët që mbërritën në orët e vona të mbrëmjes, numri i emigrantëve të ardhur nëpërmjet këtij porti kap shifrën e 2500 pasagjerëve. Është pikërisht muaji gusht, i cili rrit dukshëm edhe ngarkesën në pikën e kalimit kufitar, ku për t’iu përgjigjur fluksit, është rritur numri i sporteleve, duke eliminuar kështu edhe radhët e gjata që mund të formohen nga kjo lëvizje. Vetë emigrantët pohojnë se ajo që është e dukshme është rritja e çmimit të biletës, e cila në këtë sezon pëson rritje për shkak të kërkesës së madhe për përdorimin e trageteve të linjave. Më i vështirë është një udhëtim i tillë për familjarë, ku një prej tyre pohon se rruga i shkon familjarisht 500 euro vetëm ardhje, çka nuk e justifikojnë kushtet e trageteve. E veçanta e kësaj vere në portin e Vlorës është se nuk kanë munguar të huajt, madje ka të tillë që kanë zgjedhur Vlorën për pushime këtë verë.
Durrës, dje hynë 4 600 pasagjerë nga Italia
Vetëm paraditen e djeshme në portin e Durrësit kanë hyrë mbi 4600 pasagjerë dhe 1300 mjete. Me gjithë shtimin e fluksit të emigrantëve në këto ditë, e në mënyrë të veçantë dje, autoritetet portuale deklarojnë se numri është i pranueshëm për periudhën. Sipas tyre, mund të pritet fluks edhe më i madh, pasi gushti njihet si periudha më e mirë e mbërritjes se emigrantëve tanë përmes këtij porti.
Morinë, fluks turistësh kosovarë drejt Shqipërisë
Ndryshe nga Kakavija, në pikën doganore të Morinës është vënë re një fluks turistësh të cilët hyjnë në Shqipëri për të vizituar vendet e bukura dhe plazhet që ofrohen në veri dhe në jug të vendit. Brenda 24 orëve të fundit kanë hyrë në këtë pikë kufitare 2157 turistë kosovarë me 586 automjete.
Fluksi më i madh i turistëve në këtë pikë doganore është shënuar në ditën e parë të muajit gusht ku në Shqipëri kanë hyrë 2776 turistë kosovarë. Drejtoria Rajonale e Kufijve dhe e Emigracionit në qytetin e Kukësit ka shtuar numrin e sporteleve. Aktualisht, po punohet me 6 grupe pune, të cilat ndihmojnë për të eliminuar radhët e gjata dhe pakënaqësitë e turistëve kosovarë. Gjithashtu, policia rrugore e këtij qyteti ka marrë të gjitha masat për të siguruar qetësinë dhe sigurinë rrugore në aksin rrugor Qafë-Shllak – Morinë.