E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncimi; Tenton të falsifikojë gjeneralitetet e të birit, nën hetim 38-vjeçarja

Dy shtetase janë nën hetim, pasi akuzohen se në bashkëpunim kanë tentuar të falsifikojnë gjeneralitetet e një fëmije, të cilin më pas donin ta regjistronin në Tiranë, konkretisht në njësinë nr. 7. Por, gjithçka u zbulua shumë shpejt falë denoncimit të një shtetasi grek, i cili ishte babai i fëmijës. Dy shtetaset, për të cilat janë dorëzuar materialet në Prokurori, akuzohen për veprat penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Falsifikim të akteve të gjendjes civile”, parashikuar nga nenet 190, dhe 191 të Kodit Penal. Dy shtetaset nën hetim janë Rezarta J., 38 vjeç, banuese në Tiranë dhe Ollga V., banuese në Selanik, Greqi. Sipas policisë, shtetasja Rezarta J. akuzohet se ka kryer ndryshimin e të dhënave të djalit të saj, i cili rezultonte me shtetësi e kombësi greke, duke e regjistruar në gjendjen civile nr. 7 në Tiranë, me mbiemrin e saj dhe shtetësi e kombësi shqiptare. Ndërsa shtetasja Ollga V. akuzohet se ka bërë përkthimin jo të saktë të aktit të lindjes në qytetin e Selanikut, i cili është përdorur më pas për regjistrimin e fëmijës në Shqipëri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›