Dhuna në familje, dy gra denoncojnë burrat e tyre
Gjen forca për t’iu drejtuar policisë dhe të denoncojë dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, policia e kryeqytetit e merr në mbrojtje dhe vë në pranga dhunuesin 26-vjeçar. Bëhet fjalë për një 23-vjeçare, e cila denoncoi dhe vuri në pranga bashkëshortin, të cilin e akuzon se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike sistematikisht mbi të. “Më ka torturuar me të gjithë format, madje më ka detyruar disa herë t’i jap fund jetës duke më kërcënuar”, - ka pohuar para uniformave blu 23-vjeçarja, e cila prej disa kohësh ishte bërë viktimë e dhunës së bashkëshortit. Burime zyrtare të policisë së Tiranës bënë të ditur se pas kallëzimit të të dëmtuarës, ka vënë në pranga burrin e saj, 26-vjeçarin Shkëlzen Bega. Ndërkohë janë ngritur në adresë të tij katër akuza, në zbatim të të cilave rrezikon deri në 10 vjet burg. Ndërkohë që, vetëm 80 kilometra larg kryeqytetit, konkretisht në Fier, policia ka arrestuar një shtetas nga Gjirokastra, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht ish-bashkëshorten, duke hyrë me dhunë në banesën e saj. Sipas burimeve nga policia e Fierit, shtetasi i arrestuar ka thyer vendimin e gjykatës, duke hyrë me dhunë në banesën e ish-bashkëshortes dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Denoncimi
“Jemi martuar prej më shumë se tre vjetësh. Bashkëshorti më ka dhunuar sistematikisht. Fillimisht më kërkonte divorcin me anë të kërcënimit. Më pas ka vijuar të më keqtrajtojë fizikisht e më ka shtyrë disa herë drejt vetëvrasjes”. E lodhur nga torturat fizike e psikologjike, e reja nga kryeqyteti ka vendosur t’u japë fund vuajtjeve, duke denoncuar në polici bashkëshortin Bega. Mëngjesin e djeshëm, gruaja nga Tirana është paraqitur në polici duke kërkuar ndihmën e bluve të kryeqytetit. Ndërsa motivi i konflikteve në familje duket se ka nisur për motive xhelozie. Burimet nga policia bënë të ditur se nga veprimet e para hetimore, e dëmtuara ka deklaruar se është keqtrajtuar në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i saj, si dhe i është imponuar të bashkëjetojë me të duke e dhunuar fizikisht në mënyrë të përsëritur. Pasi është marrë denoncimi i 23-vjeçares, policia ka vënë në pranga bashkëshortin e saj. Specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, kryen dje arrestimin në flagrancë të shtetasit Shkëlzen Bega, 26 vjeç, banues në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se arrestimi i tij u bë pasi me datë 01.08.2008, rreth orës 21:00, pas një konflikti për motive xhelozie, ka goditur me sende të forta bashkëshorten. Pas shoqërimit në polici, dosja në ngarkim të Shkëlzen Begës i kaloi Prokurorisë për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosjes së lehtë me dashje”, “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Shtrëngimit ose pengimit për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesën”, parashikuar nga nenet 84, 89, 99 dhe 130 të Kodit Penal.