Fluksi i operacioneve në pavijonin e Kardiologjisë, ul cilësinë e shërbimit

Mjekët bëjnë 3 fishin e operacioneve të parashikuara brenda javës
Një ndër problemet e radhës, por shumë i rëndësishëm, që karakterizon shërbimin shëndetësor në QSUT, është fluksi i pakontrolluar i operacioneve që mjekët kryejnë gjatë javës. Ndonëse norma e operacioneve që mund të kryejë stafi i një pavijoni, është 5-6 operacione në javë, mjekët pohojnë se kryejnë 15-16, çka do të thotë se operacionet nuk kryhen sipas mundësive dhe kushteve të këtij shërbimi, por sipas fluksit të pacientëve. Vetë mjekët e pavijonit të Kardiologjisë, shprehen se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale varet nga fluksi i pacientëve, të cilët kohët e fundit kanë qenë të shumtë pacientët që presin për tu operuar. Kirurgët e repartit të Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza Tiranë, u shprehen se numri i madh i operacioneve në javë i tej kapaciteteve te stafit mjekësor dhe kushteve të shërbim, natyrisht që ul nivelin e cilësisë së shërbimit të ndërhyrjeve kirurgjikale. I pyetur rreth numrit të operacioneve që kryhen në javë, kirurgu Edmon Norallari, u shpreh për gazetën Sot, se limiti i numrit të operacioneve që mund të kryhen gjatë një jave nuk është i përcaktuar me ligj, por ai përcaktohet nga fluksi i pacientëve, të cilët kanë nevojë të operohen. Në kushtet kur shumica e mjekëve janë të dypunësuar, stafi mjekësor i kirurgëve përgjithësisht është i kufizuar, gjithashtu edhe sallat e operacioneve janë të kufizuara edhe jashtë standardeve higjieno-sanitare, numri i operacioneve duhet të jetë i planifikuar dhe të merren masa për rritjen e kapaciteteve të shërbimit. Megjithatë shërbimi shëndetësorë i Kirurgjisë së Përgjithshme, e sidomos i Kardiologjisë, prej kohësh nuk ka qenë në nivelet e duhura për të përballuar fluksin e pacientëve, të cilët sipas mjekëve kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkaq, shumë të sëmurë me zemër presin për disa javë në dhomat e shtrimit, për tu operuar, e megjithatë numri i operacioneve të kryera në javë është tepër i lartë. Shumë pacientë të shtruar në pavijonin e Kardiologjisë, përveç vuajtjeve nga sëmundja, po përjetojnë pritjen e ankthshme të operacionit me javë të tëra. Sipas mjekëve të pavijonit të Kardiologjisë, fluksi i madh i pacientëve të sëmurë me zemër dhe investimet e pakta të bëra kohët e fundit, e ka vështirësuar shërbimin shëndetësor në këtë repart. Ky është një shërbim specifik, i cili kryhet vetëm në QSUT, e si rrjedhojë duhet të përballojë edhe të gjithë fluksin e pacientëve që vijnë nga rrethet. Burime nga pavijoni i Kardiokirurgjisë në QSOT, pohuan se përveç numrit të lartë të operacioneve që kryhen brenda një jave, problem tjetër mbetet mungesa apo vjetërsia e pajisjeve për kryerjen e ekzaminimeve, gjithashtu edhe numri i kufizuar i mjekëve specialist. Më shqetësues mbetet fakti se ky fenomen tashmë konsiderohet si normal, si nga mjekët ashtu edhe nga pacientët, pa përfillur pasojat që shkakton në shëndetin e të sëmurëve. Gjithsesi, dinamika e lartë e operacioneve brenda javës, sidomos në repartin e Kardiologjisë, përveç se ul nivelin e cilësisë së shërbimit, zhvesh deri diku edhe mjekët nga përgjegjësia për fatin e pacientit, pasi numri i pacientëve në radhë për tu operuar është i pambarimtë.
Pasojat e kryerjes së shumë operacioneve njëkohësisht
Duke pasur parasysh kapacitetin e kufizuar të kirurgëve specialistë, numrin e sallave dhe kushte higjieno-sanitare të tyre, kryerja e 2-3 operacioneve brenda një dite në pavijonin e Kardiologjisë, ul cilësinë e shërbimit dhe natyrisht rrit vdekshmërinë e pacientëve, siç e kanë treguar edhe statistikat kohët e fundit, ku vetëm për vitin 2008 kanë humbur jetën rreth 600 pacientë në pavijonet e QSUT. Numri tej normave të lejuara të ndërhyrjeve kirurgjikale brenda një kohe të caktuar dhe brenda një mjedisi të caktuar, pa dyshim rrit ndotshmërinë e sallave të operacioneve, ul rendimentin e fuqive psikike dhe fizike të mjekëve, duke bërë që shërbimi shëndetësorë në këtë pavijon të vihet në dyshim.