E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lexuesit e Andrea Stefanit e blejnë injorancën me para

Nga Kastriot MYFTARAJ
Fërkova sytë i habitur kur lexova në shkrimin e djeshëm të Andrea Stefanit, me titull Feste, të botuar në gazetën Shqip, këtë paragraf: Vite më parë, shqiptarët lexonin ilegalisht "Princin e Vogël" të Exyperi-së. Regjimi komunist nuk e kish ndaluar rastësisht këtë "përrallë" që depërton në zemër të dukurive të njerëzimit të mbetur pa zemër. (gazeta Shqip, 21 prill 2009, f. 9)
U drejtova tek biblioteka ime dhe mora në dorë librin me përmbledhje novelash të Antoine de Saint Exupery, të botuar në vitin 1986, nga Shtëpia botuese Naim Frashëri ku gjendet dhe Princi i vogël, i përkthyer mrekullisht nga Petro Zheji. Vite më parë ishte botuar dhe tek revista Nëntori. Regjimi komunist nuk kishte arsye përse ta ndalonte këtë shkrimtar, duke konsideruar qëndrimin e tij politik, të cilin e tregon në parathënien e librit, scribi profesionist i parathënieve gjatë regjimit komunist, Aurel Plasari: Në 1933 Sent-Ekzyperi bën një udhëtim në Bashkimin Sovjetik për një sërë reportazhesh që i boton në Pari-Suar. Kthehet prej andej me përshtypje të fuqishme. (f. 12)
Dhe më poshtë Aurel Plasari shkruan për udhëtimin e Antoine de Saint Exupery në Bashkimin Sovjetik: Si lumturohet gazetari kur sheh sukseset e arritura me mund e me luftë në vendin e Stalinit. (f. 15)
    Regjimi komunist shqiptar sigurisht që nuk kishte asnjë arsye për ta ndaluar një libër të një njeriu si Antoin de Saint Exupery. Këtu, meqë është rasti duhet thënë se në rast se Antoin de Saint Exupery do të kishte qenë i ndershëm dhe do t u kishte kërkuar autoriteteve sovjetike të lëvizte jashtë agjendës së tyre, në vendin komunist, gjatë vizitës së tij që koincidoi me kohën e urisë së madhe do të zbulonte shumë princa të vogël që endeshin të vetmuar dhe vdisnin rrugëve, ndërsa prindërit e tyre qenë pushkatuar ose deportuar në gulage.
Po përse Andrea Stefani mendon se regjimi komunist duhet ta ndalonte novelën Princi i vogël? Andrea Stefani fantazon kështu:  Në këtë novelë të mrekullueshme ka një vizatim që shoqëron edhe këtë artikull (vizatimi nr. 1) ndaj dhe lexuesi mund ta shohë dhe ti përgjigjet pyetjes: Çfarë tregon ky vizatim? Exyperi vetë shkruan se shumica e njerëzve kanë thënë pa ngurrim, shpejt e shpejt, se kemi të bëjmë me një kapelë. Kam përshtypjen se edhe shumë shqiptarëve ashtu do tu duket, si një kapelë, si një "feste". Por, në fakt, kemi të bëjmë me një gjarpër boa që ka gëlltitur një elefant (vizatimi 2 lehtëson kuptimin) kemi të bëjmë me "individin" që ka gëlltitur sistemin. (gazeta Shqip, 21 prill 2009, f. 9)
Në fakt, nëse është fjala për një figuracion, atëherë fare mirë vizatimi nr. 1 mund të tregojë lexuesit e Andrea Stefanit të gëlltitur brenda injorancës së trurit të Andrea Stefanit. Në vizatimin nr. 2 kjo mund të paraqitet simbolikisht duke qenë injoranca e Andrea Stefanit një boa dhe lexuesit  e tij një elefant. Dhe siç do të tregoj më tutje, nuk kemi vetëm një rast kur lexuesit e Andrea Stefanit gëlltiten nga injoranca e njeriut që kanë zgjedhur të lexojnë. Por le të ndjekim megjithatë figuracionin e Andrea Stefanit, i cili shkruan:
 
    Duket si e pabesueshme, por ka ndodhur, madje, na ka ndodhur edhe ne shqiptarëve që nuk dimë të mësojmë nga pësimi. Boa e Enverit gëlltiti gjithë Shqipërinë dhe e treti në bark dhe izolim të plotë për mbi 40 vjet. Tani është boa e Berishës që tenton ta gëlltisë. Pas saj është rreshtuar me gojë hapur boa e Edi Ramës. E megjithatë, na duket përsëri e pamundur që një boa të gëlltisë një elefant, që individi të gëlltisë sistemin. Prandaj sa e shohim vizatimin e Exyperi-së nxitojmë të përgjigjemi: është një kapele! Edhe nëse Exyperi do të na pyeste a jemi të frikësuar nga vizatimi do ti thoshim siç kanë bërë shumë të tjerë para nesh: Të frikësuar? E përse duhet të frikësohet njeriu nga një kapele? Sepse boa që po mbyt sistemin do të mbetet përfundimisht për ne një kapele. Edhe Berisha është veçse një individ, një kapele. Është, jo për fat të keq, por për meritë, festja që prej shumë shekujsh i rri më mirë kokës së pandreqshme të shqiptarëve. (gazeta Shqip, 21 prill 2009, f. 9)
Në fakt, ajo që bëri Enver Hoxha nuk ishte që individi të gëlltiste sistemin, por që individi (Enver Hoxha) ngriti një sistem (parti-shtet) të tillë që gëlltiti gjithë shoqërinë, në çdo qelizë të saj, gjithë individët, gjithë kohën dhe veprimet e tyre, duke i vënë në gjendje mbytjeje. PPSH, duke qenë partia e vetme në vend u bë një boa aq e madhe sa ishte në gjendje që ta gëlltiste krejtësisht shoqërinë (elefantin). Shoqëria shqiptare e pas vitit 1990 është i tillë që sado që të abuzojnë pushtetarët, ata nuk mund të ngrenë një sistem që të gëlltisë gjithë shoqërinë, se ekziston prona private dhe lëvizja e lirë. Por edhe në këtë realitet të ri ekziston rreziku që boa(një parti politike) të gëlltitë një pjesë të madhe të elefantit (shoqërisë), duke përfshirë këtu institucionet, ekonominë etj. Garanti që të evitohet kjo është që në balancën e politikës shqiptare të mos dominojë një parti e vetme, pra që partia dominuese të ketë një parti të madhe kundërblancuese, e cila e bën të përkohshëm dominimin e së parës, duke garantuar kështu dhe ekzistencën efektive të pluralizmit politik. Pra, ironikisht, garancia më e mirë se një politikan i vetëm i ardhur në pushtet nuk do të ndërtojë, qoftë edhe informalisht një sistem që të gëlltisë shoqërinë, është ai realitet i politikës së sotme në Shqipëri, të cilin Andrea Stefani e shikon si një të keqe të madhe: bipolarizmi politik. Andrea Stefani shkruan:
Që nga rënia e komunizmit në politikën shqiptare ka pasur zakonisht dy kryeliderë. Njëri i ka përkitur Partisë Demokratike dhe tjetri Partisë Socialiste. Por, ndërsa kryelideri i PS, Fatos Nano, është rivalizuar edhe nga zëra të tjerë për tu larguar nga kreu i partisë pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2005, krejt e kundërta ka ndodhur me kreun e kampit të demokratëve, Sali Berisha. Një komunist (që nuk është bërë dot një ish-komunist) me profesion kardiolog, është shndërruar për Partinë Demokratike si zemra për një organizëm të gjallë. Tashmë, 20 vjet pas krijimit, Partia Demokratike nuk mund të konceptohet dot pa Berishën. Lidhja është kaq organike, sa atë e pranojnë hapur edhe në PD. Berisha është partia dhe partia është Berisha. (gazeta Shqip, 21 prill 2009, f. 9)
Andrea Stefani ka të drejtë në parim, por në praktikë gjërat shpesh janë ndryshe, siç ndodh edhe në këtë rast. Unë do të kisha dashur largimin e Berishës nga politika pas zgjedhjeve të vitit 1997, me një kusht, që të kishte garanci se PD do të mbijetonte si një parti e madhe e politikës shqiptare edhe pa Berishën. Se më i keq se bipolarizmi i llojit Nano-Berisha, do të kishte qenë unilateralizmi Nano-PS. Ne tashmë e kemi të qartë se asnjë nga rivalët e Berishës në PD nuk do të ishte i aftë që ta mbante PD si partinë e dytë të madhe të politikës shqiptare. Nuk duhet harruar se PD është një parti e krijuar nga hiçi, pra pa themele të forta, siç është PS, e cila trashëgoi krejt bazën e PPSH, e cila praktikisht ndryshoi emrin në PS. Një parti me themele solide si PS mund t ia lejojë vetes eksperimentet në lidership dhe t i përballojë gabimet, ndërsa një parti si PD, mund të shpërbëhet krejt prej tyre, siç ka treguar historia e politikës në vendet ish-komuniste. Parti si PD e kanë ekzistencën e tyre si parti e madhe shumë më të lidhur me emrin e liderit të tyre historik, se parti si PS.
Sado e çuditshme që t i duket Andrea Stefanit, parakushti i reformimit të PD, është reformimi real i PS dhe i së majtës jokomuniste në përgjithësi, në Shqipëri. Kur flas për reformim real kam parasysh shkëputjen e partive të majta jokomuniste shqiptare nga elektorati komunist, siç kanë bërë edhe partitë e majta në Itali, Greqi etj. Partia Komuniste e Italisë kur ndryshoi emrin në 1991, duke u shndrruar në një parti të llojit socialdemokrat, u nda nga krahu komunist, i cili krijoi dy parti të vetat që merrnin votat e komunistëve të pareformueshëm. Edhe e majta greke e rikthyer legale në vend pas përmbysjes së regjimit ushtarak, hoqi dorë nga flirti me pjesë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›