Përllogaritja me koeficientët e vjetër
22/04/2009 Shtohet fluksi i kërkesave nga maturantët e para 2008-s që ruajnë rezultatet e viteve të shkuara
AVA: Ndarja sipas kategorive do të publikohet gjatë javës së parë të muajit maj
Shtohet fluksi i kërkesave nga “maturantët e vjetër” për ndjekjen e studimeve të larta gjatë vitit akademik 2009-2010. Sipas të dhënave të deritanishme që janë përllogaritur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, ka rezultuar se janë të shumta kërkesat e paraqitura (nëpërmjet formularit A-1Z) nga kandidatë që kanë mbaruar shkollën e mesme para 2008-s. Aktualisht po zbardhen detajet e plotësuara në formularët e caktimit të lëndëve me zgjedhje, nga ku rezulton se jo pak, por 30 për qind e të interesuarve, rifuten sërish në garën e provimeve për pranimet në universitet. Përkundrejt kësaj situate paraqitet të jetë i lartë numri i atyre kandidatëve që do të konkurrojnë për studimet e larta, por pa u përfshirë fare në provimet e lëndëve me zgjedhje, ose të paktën duke dhënë vetëm njërën prej tyre. Me ndryshimin e bërë në rregulloren e provimeve të këtij viti, është lejuar që maturantët para 2009-s, që i kanë dhënë një herë provimet e maturës, të futen në procesin e përzgjedhjes pa u përfshirë fare në provime edhe këtë vit.
Detajimi, fitimi
Lidhur me këtë kategori kandidatësh kreu i AVA-s Alfons Harizaj ka pohuar se kanë qenë të shumta kërkesat për të mbartur rezultatet e arritura në provimet e mëparshme të maturës. Megjithatë, të dhënat e plota në lidhje me numrin e kandidatëve që do të hyjnë në garën e përzgjedhjes me rezultatet të mbartura do të publikohen gjatë javës së parë të muajit maj, kur parashikohet të ketë përfunduar procesi i hartimit të listave për gjithë kandidatët që kanë konkurruar për shkollë të lartë këtë vit. Procesi i përllogaritjes për caktimin e kandidatëve fitues do të jetë i ndryshëm për maturantët e këtij viti dhe ata para 2009-s. Këtyre të fundit, të cilëve do t’u njihen rezultatet, në procesin e llogaritjes së 5 komponentëve të maturës do të merren koeficientët e vitit të shkuar dhe jo ata të miratuar gjatë këtij viti nga Ministria e Arsimit. Njëkohësisht këta kandidatë do të kenë mundësinë që në plotësimin e formularit A-2 të bëjnë një tjetër rendite preferencash për studimet e larta, ndryshe nga ato që kanë bërë në vitet kur nuk janë shpallur fitues në asnjërën prej degëve.
Provimet
Pas mbledhjes së të dhënave të depozituara nga të gjitha drejtoritë arsimore të vendit, rezulton se rreth 47 mijë maturantë kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve të larta për vitin e ardhshëm akademik. Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta, duhet të plotësojnë edhe formularin A-2 brenda datës 30 qershor dhe ta dorëzojnë atë në komisionet shkollore të maturës shtetërore. Drejtoritë arsimore do të duhet të njoftojnë maturantët e vjetër, të cilët do të japin të paktën njërën prej lëndëve me zgjedhje provim për vendin se ku duhet të paraqiten ditën e provimit, si dhe kodin e regjistrimit që do të kenë. Periudha e provimeve nis me lëndët e detyruara në fillim të muajit qershor dhe më pas lëndët me zgjedhje, që do të jepen në një ditë të vetme: më 10 korrik.
Mbartja e rezultati
Për të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2008 dhanë provimet me zgjedhje, por nuk janë regjistruar në asnjë fakultet, rezultatet e arritura nga nxënësi në provimet me zgjedhje të këtyre viteve mund të ruhen edhe në rastin kur nxënësi ka marrë vlerësim kalues vetëm në njërin prej provimeve me zgjedhje (përveç rasteve kur nxënësi kërkon ta rijapë lëndën). Kështu, nëse nxënësi kërkon t’i ruhet rezultati i mëparshëm, në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë–preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë. Në rast se nxënësi e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon t’i njihet rezultati i saj, do t’i njihet rezultati i arritur në vitin e fundit kur e ka dhënë lëndën. Periudha e provimeve nis me lëndët e detyruara në fillim të muajit qershor dhe më pas lëndët me zgjedhje, që do të jepen në një ditë të vetme: më 10 korrik.
Renditja e degëve
Pavarësisht faktit se maturantët e vjetër do të mund të rifuten në garën e pranimeve duke mbartura rezultatet e vitit të shkuar, ata do të duhet të riplotësojnë sërish formularin e 10 preferencave. Kësaj radhe nëpërmjet detajimit të bërë vetë këta kandidatë do të kenë mundësinë të bëjnë vetë përllogaritjet për degët e universiteteve publike ku kanë më shumë probabilitet për të fituar, çka do të thotë se do të plotësojnë sërish sipas rendit zbritës 10 degët ku duan të ndjekin studimet e larta. Por është caktuar që për këtë kategori në procesin e përllogaritjes së komponentëve të maturës të mos merren koeficientet e lëndëve që janë miratuar këtë vit, por ata të një viti më parë, kohë në të cilën është dhënë dhe lënda përkatëse. Ndërsa maturantët që mbarojnë këtë vit, do të përzgjidhen me koeficientët e miratuar pak javë më parë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik në vend.