E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi në Portin e Durrësit

Fundjava në qytetin e Durrësit ka shënuar edhe rekordin e lëvizjes së pasagjerëve nga Italia drejt portit të Durrësit. Sipas burimeve portuale, 5 tragete me rreth 5000 pasagjerë kanë hyrë deri në mesditë në portin e Durrësit, ndërsa edhe tre tragete të tjera me rreth 3500 udhëtarë pritet që të mbërrijnë në mbrëmje, duke shënuar kështu një numër të përgjthshëm prej rreth 8500 pasagjerësh.

Për të përballuar këtë situatë janë vënë në dispozicion 40 sportele, ndërkohë që të gjitha proceduart e kontrolleve policore dhe portuale në përgjithësi realizohen në një pikë të vetme.

Marrja e këtyre masave ka ndikuar drejtëpërsëdrejti në uljen e vonesave dhe në përshpejtimin e kalimit të fluksit nga porti i Durrësit në destinacionet përkatesë.

Sipas deklarimeve të pasagjerëve pjesa më e madhe e tyre vijnë për pushime dhe turizëm në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër kalon tranzit në Kosovë.

Destinacionet më të preferuara turistike mbeten plazhet e jugut të vendit, po edhe plazhi i Durrësit, e pse jo edhe destinacione të veçanta në veri të vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›