Presidenti Topi uron besimtarët myslimanë për Ramazanin

Presidenti Bamir Topi ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjë të Ramazanit.
Nëpërmjet një mesazhi urimi, presidenti ka theksuar se muaji i Ramazanit është provë e spastrimit vetëshpirtëror dhe se në këtë muaj solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke i bërë të afërt me njëri-tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimin në vlerat fetare e njerëzore.
“Qoftë i lehtë për ju ky muaj agjërimi! Zoti ju ndihmoftë në këtë ritual të shenjtë dhe ju dhëntë shëndet, forcë e besim për ta përmbushur më së miri atë! Ju uroj nga zemra lumturi dhe begati në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!”, thuhet në këtë mesazh urimi.
Po ashtu presidenti Topi deklaron se toleranca dhe harmonia fetare, bashkëjetesa paqësore mes feve e kanë shndërruar kombin shqiptar në një shembull të rrallë në botë të këtyre vlerave sa njerëzore dhe shpirtërore.