E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët- KFOR-it: Veriu nuk integrohet me forcë

Serbët e vendosur në veri të Kosovës, kanë kërkuar zbatimin e deklaratës së aprovuar në Kuvendin e Serbisë. Kryetari paralel i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç tek kjo barrikadë, ka përcjellë vendimet e të ashtuquajturit “Shtab”, për situata të jashtëzakonshme, të 4 komunave veriore të banuara kryesisht me serbë.
“Nëse këtu lëshojmë pe dhe lejojmë që KFOR-i dhe institucionet e Kosovës instalojnë doganat dhe policinë shqiptare në pikat kufitare, kam frikë se do të humbim mundësinë të mbrojmë këtë rezolutë", ka thënë Ristiç.
“Kosovapress”, informon se ai në emër të shtabit dhe qytetarëve, ka ftuar deputetët e parlamentit serb, kreun e shtetit, ministrat, kryetarët e partive politike që të shkojnë pranë tyre.
"Këtu nuk është duke u udhëhequr luftë ndërpartiake dhe nuk ka politikë, por po udhëhiqet luftë për sovranitetin e shtetit të Serbisë”, tha ai.
Në anën tjetër, i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviç ka ftuar qytetarët në bashkim, masivitet dhe unitet, dhe ka porositur komandantin e KFOR-it dhe Prishtinën se nuk munden me forcë të integrojnë veriun.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›