E Diel, 1 Nëntor 2026

"Fluturon" drejt Gjermanise ne pranga turku i akuzuar per trafik droge

Tirane-Turko-gjermani, i kerkuar per trafik te lendeve narkotike Mahmut Gok, eshte ekstraduar dje nga vendi yne drejt Gjermanise. Ai u arrestua ne fund te vitit te kaluar per llogari te drejtesise gjermane. Mahmut Gok, 29 vjec, lindur ne Biberach ne Gjermani, kerkohej nga Interpoli gjerman, per trafik te lendeve narkotike, disa here e kryer ne bashkepunim. Ne prill te ketij viti, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me kerkese edhe te vete te arrestuarit, vendosi ekstradimin e tij drejt Gjermanise. I arrestuari me kombesi turke dhe shtetesi gjermane, prej disa vitesh kishte gjetur strehim ne Shqiperi, pasi ishte larguar nga vendi ku jetonte per shkak se ishte shpallur ne kerkim. Operacioni per arrestimin e tij u krye ne Tirane, mengjesin e 17 shkurtit te ketij viti. Mahmut Gok, nuk ka bere ndonje rezistence, duke iu dorezuar policise shqiptare. Sipas akuzes, nga periudha janar deri ne tetor 2005, Mahmut Gok, eshte marre me shitjen e sasive te medha te kanabisit ne Biberach te Gjermanise. Lenden narkotike ai e siguronte se bashku me nje shtetas gjerman ne Holande. Arrestimi me qellim ekstradimin e tij, u be si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Wiesbaden dhe me Drejtorine Kunder Krimit te Organizuar.
L.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›