E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluturon, fluturon Young

Ndërkohë Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini i është kundërpërgjigjur homologut të tij nga United për qeshjen e penalltive në ndeshjet si nikoqir.

Mancini ia rikujtoi Fergusonit veprimet teatrale të mesfushorit Ashley Young, stinorin e kaluar. Reprezentuesi anglez u kritikuar shpeshherë gjatë edicionit të kaluar për rrëzimet e tij që i siguruan Unitedit penallti kundër QPR-së dhe Aston Villas në prill.

“Më kujtohet shumë mirë viti i kaluar kur Young kërcente në pishina, mendoj katër ose pesë herë në 10 ndeshjet e fundit. Ferguson aso kohe nuk thoshte asgjë”, tha Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›