Fluturon… fluturon… vetëvrasja
Nuk është sarkazëm. Është hera e tretë që në rubrikën e çdo të hëne te gazeta "Shqip", "Përtej Lajmit", tentojmë, pse jo edhe të dëshpëruar tashmë, të sensibilizojmë se deri ku ka shkuar në shoqërinë shqiptare plaga e vetëvrasjes. Po citojmë hyrjen e shkrimit të parë, që mesa mbaj mend i përket fillimvitit 2009: Gazeta "Shqip", në një nga numrat e fundit të vitit 2008 bëri një bilanc "të zi" për këtë çështje. Autori i shkrimit, Kamber Velaj, në "atak" e quan shifrën të "llahtarshme"... Bëhet fjalë për mbi 350 të vetëvrarë "zyrtarisht" në të gjithë vendin. Në një "Përtej Lajm" tjetër që ka pasur një mestitull të tipit "Mbretëria e depresionit", ulërihet për nevojën urgjente të një strategjie kombëtare për parandalimin dhe kurimin e këtij fenomeni të shndërruar tashmë në "malarie" sociale. Por nuk është bërë dhe duket se s‘ka ndërmend ta bëjë kush. Nga kryevepra filozofike e Albert Kamy, "Miti Sizifit", kapitulli ku trajtohet tema e vetëvrasjes, në atë kohë të rinisë së "harbuar", por edhe të dëshpëruar njëkohësisht, më ka shokuar, sepse në çdo fjalë gjeja diçka nga vetja dhe brezi. Ai shkruan: "Ka vetëm një problem filozofik me të vërtetë serioz: vetëvrasja. Të tregosh nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet do të thotë t‘i përgjigjesh pyetjes themelore të filozofisë..."
Galileu, i cili zotëronte një të vërtetë shkencore të rëndësishme, e mohoi me shumë lehtësi sapo iu vu jeta në rrezik. Nuk ia vlente të humbisje jetën në turrën e druve për këtë të vërtetë. Toka apo Dielli rrotullohet rreth njëri-tjetrit, kjo është një gjë pa interes... Nga ana tjetër, kam vënë re se shumë njerëz i japin fund jetës, sepse mendojnë që nuk ia vlen të jetohet. Të tjerë paradoksalisht vriten për idetë apo iluzionet, të cilat i japin kuptim jetës së tyre (ajo gjë që quhet arsye për të jetuar, është njëkohësisht një arsye e shkëlqyer edhe për të vdekur)". Por Kamy nuk mund të ngjallet tani në shekullin e 21-të dhe të bëjë një vizitë në fshatin Haskolje të Tiranës, ku mund t‘i tregojnë historinë e Mimoza Gogës, e cila la dy fëmijë të vegjël dhe u hodh në pus. Vladimir Iliç Lenin, "babai i popullit", njeriun që vriste veten e quante "armik" të Partisë dhe Atdheut. Dhe argumenti që ai jepte ishte fare i thjeshtë: nëse ti nuk do veten, si do duash familjen, vendin, kauzën etj., etj. Iliç-it, kur paralajmëronte dhe kërcënonte me këto fjalë në fillim të shekullit të 20 në një Rusi feudale, i duheshin jetë për revolucionin. Por askush nuk mund të thotë se Mimoza që rrihej sistematikisht nga burri nuk i donte fëmijët. Ndoshta prandaj u hodh në pus, që djali të mos e shihte më nënën kur dhunohej çdo natë nga babai. Të gjithë njerëzit e mëdhenj në të gjitha fushat kanë qenë kundër vetëvrasjes, edhe pse shumë prej tyre kanë përfunduar në listën e "armiqve të vetvetes". Ndërkohë, sipas psikologëve dhe sociologëve, armiqtë më të mëdhenj të vetëvrasësve, janë pikërisht ata që "dështojnë" në këtë sipërmarrje fatale, të mbijetuarit. Nuk kam parë në asnjë televizion apo gazetë një personazh që të rrëfejë historinë para e prapa "vetëvrasjes" dhe të japë kështu mesazhin e jetës.
Vetëvrasja "e ka" autorin gjallë
Njëzetenëntëvjeçarja Mimoza Goga, që prej 5 ditësh ndoshta ndihet më e qetë aty ku prehet në varrin e thjeshtë që i ka bërë në fshat familja. Burri i saj, Petriti, nuk mundi t‘ia hidhte lehtë. Ai është në qeli, i akuzuar për vrasje. Më në fund policia shqiptare po "reflekton". Vetëvrasja është krim dhe autorin e vërtetë gjithmonë e ka gjallë. Nëse deri tani "vrasësi" e viktima ishin i njëjti person, duket se policia dhe prokuroria ashtu si edhe homologët, kanë filluar të kërkojnë autorin e vërtetë. Ai që të shtyn e të detyron për të kryer aktin fatal duhet të përgjigjet. Por problemi është se në shumë raste "autor" është varfëria, papunësia, shteti... Ka pranga për këta?!
Gjithsesi të kthehemi në realitet. Lajmi i tmerrshëm që do t‘ju përcjell më poshtë është botuar javën që shkoi në të gjitha 30-40 gazetat që dalin përditë në Shqipëri. Por çështjet "Kush i ka fituar zgjedhjet?!", "Tradhtia e paparë e Metës", "Dorëheqja e Ramës" dhe sidomos "ka bërë apo s‘ka bërë ndërhyrje plastike në mullaqet e saja Çiljeta", e kanë sfumuar. Lajmi është ky: sipas mjekëve të shërbimit të toksikologjisë pranë Spitalit Ushtarak, bëhet e ditur se, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar mbi 1000 raste që kanë tentuar vetëvrasjen me lëndë toksike. Tmerr ë? Vetëm në këta 6 muaj kanë pirë helm dhe kanë shpëtuar prej tij 1000 shqiptarë, shumica të rinj. Ah të kisha penën e analistëve që të bëja një analizë për këtë masakër jo të votës… Pastaj lajmi i ngjeshur në cep të faqeve sociale, andej nga fundi i 30-40 gazetave që dalin përditë në Shqipëri, vazhdon me atë që do mbyllim për sot edhe ne "Përtej Lajmin", fjalët e mjekut toksikolog Zihni Sulaj: "Ka një numër në rritje të helmimeve akute dhe për fat të keq, 60 deri 70 për qind të rasteve janë përpjekje për vetëhelmim. Kemi një rritje 5 deri 10 për qind në krahasim me vitin e shkuar, pa llogaritur rastet që trajtohen te ‘Nënë Tereza‘…", deklaroi mjeku Zihni Sulaj. Sipas tij, ka shumë raste të tjera që paraqiten pranë qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë… "Ka qindra raste të tjera që nuk i drejtohen mjekut, me qëllim për të fshehur tentativën… Duhet patjetër të bëjmë një strategji kombëtare për të parandaluar vetëvrasjet dhe ekspozimet toksike".