E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Seksi i dobët" që lufton krimin

kryeprokurores dominohet nga femrat. Ato aktualisht janë bashkëpunëtoret më të ngushta të saj, duke përmendur në veçanti shefen e kabinetit, si edhe zëdhënësen. Kurrë më parë, në një institucion si ai i akuzës së shtetit shqiptar "seksi i dobët" nuk ka pasur këtë dominim. Megjithatë, "shtrirja" e femrave ende nuk e kalon kufirin e 20 përqindëshit të të gjithë numrit të prokurorëve në Shqipëri dhe ashtu si në çdo institucion tjetër shtetëror, vendimmarrjet në prokuroritë e rretheve vazhdojnë të dominohen nga burrat. Por le t‘u hedhim një sy statistikave të Prokurorisë së Përgjithshme për prezencën e femrave në këtë institucion, nga qendra deri në skajet më veriore dhe jugore të Shqipërisë.

Në qendër
Në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë janë vetëm tri femra, dhe asnjëra prej tyre nuk është në poste drejtuese. E njohur si një nga prokuroritë më të suksesshme në Shqipëri, roli i femrës në goditjen e bandave kriminale ka qenë i vogël, megjithatë "dora" është ndier, ku disa hetime për grupe kriminale janë drejtuar nga ato. Mjaftojmë të përmendim se në grupin hetimor që shkatërroi organizatën kriminale "Go West" ka pasur një prokurore. Përgjithësisht tematika e hetimeve të këtyre prokuroreve ka qenë trafiku i klandestinëve, i drogës dhe prostitucionit.
Numri më i madh i prokuroreve femra rezulton në Prokurorinë e Tiranës, ku nga 55 prokurorë, 14 janë femra. Ndërkohë një e dhënë tjetër që tregon për rolin e "gjinisë më të dobët" në Prokurorinë e Tiranës është se nga katër zëvendësprokurorë një është femër. Por nuk mjafton me kaq, pasi edhe drejtuesja e seksionit për të miturit, është emëruar prokurorja Lindita Siguri, me një begraund të pasur hetimor. Ajo ka drejtuar hetimet për disa nga ngjarjet e vjetra në kryeqytet. Sipas statistikave të akuzës qendrore, në Prokurorinë e Durrësit janë 11 femra nga 23 prokurorë në total. Në këtë prokurori, numri i femrave arrin rreth 50 për qind e stafit, duke shënuar kështu një vendimmarrje të konsiderueshme. Ndërsa në Prokurorinë e Elbasanit shifrat janë disi më të vogla, por vendimmarrja shënohet në rreth 45 për qind, pra nga 14 prokurorë në total, 6 janë femra.

Në Veri
Edhe në Prokurorinë e Shkodrës është ndier dora e prokuroreve femra, ku nga 15 gjithsej, 6 janë femra, të cilat "drejtohen" nga Edlira Cufi e emëruar zëvendësprokurore e Shkodrës. Ndërkohë, në skajin verior të Shqipërisë, në Prokurorinë e Tropojës, nuk është emëruar asnjë femër. Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e detyrës, drejtoria e personelit në Prokurorinë e Përgjithshme nuk e ka marrë riskun e një rreziku të tillë, ku gjithsej në këtë prokurori janë vetëm tre prokurorë. Balanca është vendosur në Prokurorinë e Pukës, ku nga dy prokurorë që janë gjithsej, një është femër, duke qenë në pozita të barabarta. Megjithatë, titullari në këtë prokurori është emëruar një prokuror. Në Kukës janë gjithsej tre prokurorë, ndërsa një prej tyre është femër. Në verilindje të Shqipërisë, në Prokurorinë e Dibrës, nga katër prokurorë gjithsej nuk ka asnjë femër. Duke parë largësinë e këtij qyteti, drejtoria e personelit në akuzën qendrore e ka parë të udhës që burrat të drejtojnë hetimet për ngjarjet kriminale në këtë qytet. Më afër qendrës së Shqipërisë, pikërisht në Prokurorinë e Kurbinit, janë pesë prokurorë gjithsej, ku vetëm një prej tyre është femër, ndërsa në Prokurorinë e Matit nga dy prokurorë gjithsej, nuk ka asnjë përfaqësuese të "seksit të dobët". Roli i prokuroreve në çështjet hetimore ndihet disi në qytetin e Lezhës, ku nga tetë prokurorë gjithsej dy janë femra dhe në Krujë, nga pesë prokurorë në total, dy janë sërish femra.

Në Jug
Në Prokurorinë e Lushnjës janë shtatë prokurorë gjithsej, ndërsa vetëm dy janë femra. Në këtë prokurori, numri i prokuroreve ishte më i madh, por me ardhjen e Ina Ramës në krye të akuzës qendrore, disa prej tyre janë transferuar në Tiranë e Durrës. Ndërkohë, në Fier numri i prokurorëve meshkuj dhe femra është i barabartë nga gjashtë secili. Në Prokurorinë e Beratit ndodhen pesë prokurorë gjithsej, ndërsa ka qenë me detyrë vetëm një prokurore. Por, me zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, prokurorja Ermonela Felaj ka dhënë dorëheqjen, pasi ka qenë kandidate për deputete. Në Prokurorinë e Korçës, prokurorja Ollga Visi ndodhet midis drejtuesve, ndërsa nga 10 prokurorë gjithsej vetëm dy janë femra. Juglindja e Shqipërisë shënon edhe titullaren e parë femër. Elina Kombi është drejtuese e Prokurorisë së Pogradecit, e cila ka nën varësi dy meshkuj dhe një femër. Ndërsa në Prokurorinë e Vlorës nga 12 prokurorë gjithsej, katër janë femra. Prokuroria e Gjirokastrës ka shtatë prokurorë gjithsej dhe dy janë femra. Në Prokurorinë e Sarandës, skaji më jugor i Shqipërisë, nuk ka në detyrë asnjë femër, duke marrë shembullin e Prokurorisë së Tropojës, në skajin më verior të Shqipërisë.
Juglindja e Shqipërisë shënon edhe titullaren e parë femër. Elina Kombi është drejtuese e Prokurorisë së Pogradecit, e cila ka nën varësi dy meshkuj dhe një femër.

Ermonela Felaj

Prokurorja e Beratit, deputete në Parlament

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 në Shqipëri i dhanë mandatin e deputetes prokurores Ermonela Felaj. Felaj, e cila ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, ka qenë kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit dhe ndodhej në vendin e tretë të listës së PS-së nga tetë gjithsej. Ajo është zgjedhur deputete duke hequr dorë nga profesioni i prokurores. Para zgjedhjeve të qershorit, prokurorja depozitoi në akuzën qendrore kërkesën për largimin nga detyra, që lidhej me kandidimin për deputet. Në bazë të ligjit, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra të prokurores Felaj. Disa ditë para zgjedhjeve, Presidenti dekretoi shkarkimin.

Statistikat

Prokuroritë e Apeli, shumë pak femra

Në prokuroritë e Apelit në Shqipëri janë shumë pak femra. Në Prokurorinë e Durrësit nuk ka asnjë femër. E njëjta situatë paraqitet në Gjirokastër, ku nga dy prokurorë në total asnjë nuk është femër. Në Korçë, roli i gruas është më i madh, ku nga dy prokurorë gjithsej, një është femër. Edhe në Apelin e Shkodrës paraqitet e njëjta situatë, ku Besa Nikehasani mban "flamurin" e grave në këtë prokurori, që ka gjithsej tre prokurorë. Në Prokurorinë e Tiranës është edhe një zv/prokurore femër, ndërsa nga shtatë prokurorë gjithsej dy janë femra. Në Apelin e Vlorës dhe në Apelin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk ka asnjë prokurore femër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›