Fokus/ David Kameron, konservatori që kërkon t’u japë pushtetin qytetarëve
Londër – “Power to the people-Pushteti tek njerëzit”, do të përmblidhej kështu, në periudha të tjera. Megjithatë, ky është pikërisht mesazhi me pak fjalë që kërkon të përçojë lideri i konservatorëve britanikë, David Kameron, i cili sapo ka nisur fushatën zgjedhore në shtetin ishullor. Vetëm pak orë pas shpalljes së programit të partisë laburiste, Partia konservatore “Tory” i është përgjigjur duke theksuar idenë se pushteti duhet t’i rikthehet - në njëfarë mënyre. Kameron ia arrin ta përçojë këtë ide në publik falë premtimit të një stili të ri qeverisës. Bile, ai ngjason me një formë të demokracisë direkte, sidomos në nivel të qeverisjes lokale, pra në zgjedhjen e shërbimeve dhe të administratës, duke e zgjeruar deri në atë masë demokracinë direkte saqë të mund të lejohet shkarkimi – nëqoftë se verifikohet - i deputetëve (përgjegjës për sjellje joserioze”.
Për David Kameron, kjo do të thotë rikthim i partisë konservatore “Torie-s” në epiqendrën e politikës britanike, larg nga nukli i së kaluarës intelektuale. Me këtë veprim radikal ristrukturimi, Ai i siguron partisë, tashmë, një nismë të re - edhe në politikën ekonomike. Lideri konservator ka konfirmuar në këtë mënyrë se nuk ka ndërmend të rrisë kontributet, bile ka theksuar shkurtimin e shpenzimeve qeveritare me 6 miliardë, për të eliminuar deficitin e krijuar gjatë mandatit të mëparshëm. David Kameron, sot për sot ka rimarrë iniciativën politike dhe kjo duket se është shpërblyer e vlerësohet nga votuesit, sipas sondazheve.
Por nuk është e mjaftueshme. Diferenca prej 7-8 pikësh në bazë kombëtare - siç duket - nuk ia siguron dot numrat e nevojshmë partisë konservatore për ta përmbysur shumicën që kanë sot laburistët. Për të pasur një siguri në qeverisje, diferenca duhet të jetë mbi 10
pikë dhe, me sa duket, konservatorët nuk duket se janë në gjendje ta arrijnë këtë avantazh. Thelbësore ngjan performanca e tre debateve televizive që janë tashmë të programuara në këtë fushatë. E para është nesër (sot) dhe ka ditë që David Kameron dhe Gordon Broun bëjnë prova në studiot e improvizuara të ngritura në ambientet e të dy palëve. Kush do ta fitojë debatin në televizion, ka të ngjarë të fitojë zgjedhjet parlamentare.
Gordon Broun u rikthehet tezave të Bler/Londër - Reformat, reformat dhe vetëm reformat. Penelata alla-Tony Bler për të fshirë në një kanavacë që ka një sfond rozë në nderim të pikës së kthesës ideologjike që kryeministri Gordon Broun ia ka dhënë vijës së partisë, është kriza e kredive. Me manifestin elektoral të shpallur pardje në qytetin e Birmingham-it, Gordon Braun përdor tonet e një zëri aq dashur për paraardhësit të tij në krye të partisë, aq shumë, saqë ka detyruar Peter Mandelson, Ministrin fuqiplotë të Industrisë, super-Blerist dhe ish-armik të Broun për të thënë "është evolucion natyror" i politikave të mëparshme. Në fakt në frontin ekonomik nuk ka një epoke të re, nëse mund ta quanim kështu premtimin për të mos rritur taksat mbi të ardhurat (edhe pse premtimi është bërë qysh në 2005, dhe në lidhje me këtë disa muaj më parë është rishkruar) dhe një paqartësi e pasigurt për TVSH, anglisht VAT. Nuk do të rritet në produktet themelore, por Broun nuk ka përjashtuar rregullimin në disa mallra të tjerë. Një e Panjohur e madhe që tingëllon sikur ka gjasa të ndodhë duke parë kuadrin financiar të vendit. Për të tjerat Mantra Broun shkon nëpër tre hapa: për të rindërtuar ekonominë, ripërtëritjen e shoqërisë, rivendosjen e besimit në politikë. E mesmja është shumë më e dukshme bleriane, me iniciativa të tilla si “standardet minimale” të produktivitetit, nga ana e zyrtarëve të cilët merren me zbatimin e ligjit e që mund të zëvendësohen sipas performancës ose testeve te gjuhës me emigrantë të punësuar në sektorin publik.
Broun kërkon me forcë që të shënojë kufijtë e programit për të detyruar kundërshtarët që të dalin hapur, dhe ka deklaruar se do të rrisë pagat minimale, një parim i cili është kundërshtuar nga konservatorët për vite, por që tani, partia konservatore “Tory party”, janë adaptuar. Do ta ndjekin në këtë premtim të ri? Broun shpreson të jetë ai që tregon rrugën. Në këtë javë të parë të fushatës nuk ka qenë momenti.
Raundi i parë i fushatës elektorale shkon për partinë konservatore/Java e parë e fushatës elektorale angleze, siç po duket favorizon konservatorët britanikë. është opinioni i njëzëshëm i opinionistëve se politikat e zgjedhura për t’u përfaqësuar nga lideri i Torie-s, David Kameron, ka pasur një tërheqje më të madhe në elektorat sesa propaganda reformatore e Gordon Broun. Vendimi për të mos rritur Sigurimet Kombëtare, apo ndryshe kontributet e bizneseve dhe punëtorëve, të shpallur nga kreu Konservatorëve për të korrektuar në një farë mënyre masat e miratuara nga qeveria e laburistëve të Gordon Broun, ka sjellë një lumë mbështetjesh pro-tories, çka ka ngadalësuar gjakderdhjen e votave që vinin nga partia konservatore “Tory”, drejt partisë laburiste. Për javë të tëra, në fakt, partia e Kryeministrit Broun ka arritur të rimarrë iniciativën politike, duke pakësuar kështu avantazhin e konkurrenteve, konservatorë që të paktën për dy vjet kishin mbi laburistët. Gjithsesi, në fund të marsit avantazhi është pakësuar ndjeshëm, dhe ka ardhur deri aty sa kanë qenë të dyzuar me njëri me tjetrin: vetëm dy pikë më shumë për partinë Tories. çka po të përfundojë kështu këto palë zgjedhje do të thoshte pasjen e një parlamenti të cunguar ose pa një shumicë të aftë për të qeverisur.
Kurse, sot hendeku është zgjeruar përsëri, dhe mendimi i komentatorëve britanikë është se Kameron, në mënyrë inteligjente luajti kartën e taksave për të fituar përsëri avantazh. Gazetat, në këtë kohë që po flasim japin partinë kryesore të opozitës përpara me një minimum prej shtatë deri në një maksimum prej tetë pikash ndaj laburistëve, dhe të gjithë janë të mendimit t’i caktojë raundit e parë apo javën e parë të fushatës, Partisë konservatore “Torie-s”. Do të thotë se rreziku i një impasse “ose ngërçi” historik për Britaninë, atë të dhomës së komunave pa një shumicë absolute, ka perënduar? Mendohet se po, ka përfunduar.
Gjithashtu është vlerësuar se për të pasur një fitore të garantuar të opozitës konservatore diferenca duhet të jetë rreth 10%. Sipas Peter Kellner, të Institutit Kërkimor “YouGov” që së pari, në fund të marsit kishte parashikuar një rikthim të laburistëve; por prirja e kësaj jave, të sugjeron një fitore të konservatorëve me diferencë të minimale, por të mjaftueshme për të qeverisur. Kështu mendojnë edhe kompanitë e sondazheve ICM, po aq Populus, Com-Res. Por kompania e sondazheve “Ipsos Mori” beson se fitorja e mundshme e “Tories” nuk do të jetë e mjaftueshme për të lejuar Kameron të udhëheqë ekzekutivin i vetëm.
Bilanci i betejës zgjedhore do të pësojë një goditje të qenësisht me 15 prill, për herë të parë tre kandidatët për Kryeministër (midis David Kameron dhe Gordon Broun është dhe kreu Liberal-demokratëve, Nick Clegg ) do të sfidohen mes tyre në një debat televiziv (debatit do të përsëritet edhe dy herë më para se të votohet). Nuk ka ndodhur kurrë më parë në Britaninë e Madhe që rezultati do të ndryshojë humorin e votuesve. Por nuk ka dyshim, se partia konservatore “Tories”, shkon me një avantazh të dukshëm në këtë debat.