Fokus/ Edhe shërbimi sekret holandez forcohet jashtë vendit
Ka lëvizur edhe Mbretëresha Beatrice për të përuruar zyrën e re të AIVD (Algemene Inlichtingen Veiligheidsdienst-en), të shërbimit sekret holandez, në Zoeteermer. Si Mbretëreshës së tulipanëve, po ashtu edhe oborrit mbretëror nuk i shpëton rëndësia e pasjes së një shërbim-zbulimi efikas, të modernizuar me teknologji të fundit, sidomos pas ngjarjeve tragjike të 30 prill 2009, kur festa historike e Koninginnedag, u prish nga një i çmendur, i cili në timonin e një motori suzuki të zi sulmoi me shpejtësi Mbretëreshën me të gjithë turmën e mbushur më familjarë. Nga ky gjest i çekuilibruar solli 7 viktima dhe u raportuan dhjetëra viktima. Atentatori Karst Roeland u arrestuar menjëherë pas sulmit, por vdiq në burg 24 orë më vonë për shkak të dëmtimeve në përplasje.
çuditërisht, pak para se të ndodhte pusia, kishte zëra në qarkullim se ndofta Mbretëresha Beatrice mund të abdikonte. çka kuptohet vetiu solli edhe një lulëzim të teorive nga më të ndryshmet, në bazë të ligjeve të zakonshme të komplotit, teorive konspiracioniste, dhe, siç është e zakonshme në këto raste, shërbimi i inteligjencës holandeze ngjallte më shumë kuriozitet dhe pyetje se kurrë.
Por edhe së fundi psikoza e terrorizmit hutoi gjithë Holandën kur një ulëritje e një 38 vjecari gjatë paradës në Apeldoorn, Amsterdam, solli panik dhe për rrjedhojë shkaktoi rreth 30 të plagosur dhe largimin e menjëhershëm të Mbretëreshës nga sheshi qëndror i kryeqytetit.
Ndërkaq, Shefi i shërbimit informativ holandez, Gerard Bouman, njoftoi ditët e fundit, planin e veprimit për të ardhmen e zyrës, të cilën kohën e fundit është emëruar për ta drejtuar, duken ndjekur strategjinë që Ai e quajti një strategji të “mbrojtjes së avancuar”.
Agjentët e shërbimit e zbulimit si gjithnjë do të përqendrohet më shumë në parandalimin e kërcënimeve të jashtme nga vendet e nxehta të botës si, Jemeni, Somalia, Afganistani dhe Pakistani, në bashkëpunim të ngushtë me forcat aleate në luftën kundër terrorizmit.
sigurisht, në plan të operacioneve do të jetë pa dyshim Siria dhe Irani, për të pasur sa shumë në vëmendje dhe informacion në luftën e fshehtë kundër prodhimit të armëve atomike, kimike dhe biologjike.
Gjatë viteve të shkuar “007”-at holandeze kanë qenë të përqendruar kryesisht mbi rreziqet e paraqitura nga prania në qendrat kryesore të vendit të fundamentalist islamik.
Pas vrasjes së regjisor Theo van Gogh në Amsterdam në nëntor të 2004, agjentët e zbulimit dhe të sigurisë kanë nisur një goditje të vërtetë ndaj emigracionin klandestin mysliman, me një breshëri të kërkimesh, arrestimesh, kapje të armëve dhe sekuestrim të materiale propaganduese.
Shefi i Sigurisë dhe zbulimit Bouman, duke pretenduar meritat e agjencisë AIVD për kërcënimet e brendshme, ka deklaruar se objektivi kryesor tani është për të bllokuar njerëzit problematikë para se të hyjnë në Holandë, dhe për këtë qëllim do të duhet ndihmesa e talenteve më të mira të universitete, pasi të jenë përshtatshëm për rekrutim.
Shefi i parë i National Security Service, L. Einthoven, si stemë dhe kujtim të Inteligjencës zgjodhi tre peshq që notonin kundërrymës, duke u ndjekur nga një thënie mesjetare sipas të cilës vetëm të vdekurit lundrojnë më shumë se ajo. Dhe si duket paraardhësit e tij nuk kanë ndërmend të harrojnë leksionin e parë.