E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Elsa Lila, një gaz lotsjellës

(Në Hit-parade me “pyet lotin pranë urrejtjes”)

Elsa Lilën po ta shohësh në një këndvështrim tjetër përpos lirikës, e kupton se nuk ka nivel intelektual. Në pamje të parë të ngjall butësi, është paqësore, por për dreq me aftësi të kufizuara për të perceptuar realitetin politik.
Arti nuk shkon me politikën, sepse artisti angazhohet në provokimin e emocioneve bazike, instinkteve dhe ndjenjave... Artisti që pozicionohet politikisht humb vlerat e tij si provokues i gjithanshëm dhe i domosdoshëm.
Andaj kemi një Elsa Lila të sakatosur emocionalisht, duke bërë një fjalim sublimues, duke u puthur nga Edi Ramën në ballë për të evokuar imazhin e babait tepër mbrojtës ndaj vajzës së tij të brishtë, të cilën po e nis drejt një të panjohure, drejt një konstanteje të rrezikshme por me rëndësi jetike, çështje në te cilin babai beson me gjithë zemër gjithashtu, montazhin me muzikë dramatike të medieve pro-greviste alla bollino-rosso, (me pullë të kuqe), dhe po ashtu marrja e Spiropalit në ambulance (një tjetër vajzë e bukur dhe e brishtë) e bërtitjet e Edi Shalësit që t’i hapet rruga ambulancës etj, etj.
Në fakt e gjitha kjo është mëshirimi i politik-bërjes së Edi Ramës, që përqendrohet më shumë tek imazhi dhe emocionet sesa tek substanca. Performanca skenike dhe artistike për të ndikuar në mendjet e brishta të njerëzve duke i manipuluar ishte krejt një dhe për llogari të liderit abuzues dhe mistifikues realiteti.
Gjithsesi hallall i qoftë Edi Ramës që përdori një investim të demokracisë për të përligjur dhe për të ngritur popullaritetin e kauzës së vet të dëshpëruar. Elsa Lila është adulte, e vaksinuar dhe ka vendosur me pajtim të plotë me anekset e filozofisë së saj personale t’i hyjë detit në këmbë, dhe askush nuk mund ta frenojë në këtë minim të karrierës së saj publike, pasi qytetarët do ta identifikojnë si pasardhësen e grupit të armatosur me hip-hop “Uest Side Family”. Këtu qëndron liria në princip, që edhe një minorene intelektuale të angazhohet në kauza të gabuara, pasi vetëm kështu mund të kuptojë gjërat e rëndësishme dhe gjërat e parëndësishme në jetë. Për efekt të mangësisë prindërore ndoshta ende nuk e ka kuptuar se në anën e kujt të qëndrojë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›