E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Investimet ushtarake të Kinës për 2012

06-03-2012 / Gazeta 55

Në vitin 2012, shpenzimet ushtarake të Kinës do të kalojnë për herë të parë në histori pragun simbolik prej 100 miliardë dollarësh, me një rritje deri në 11 për qind në krahasim me vitin 2011. Për disa vite ushtria kineze ka rritur në mënyrë të vazhdueshme investimet (nga 78 miliardë dollarë në 2010 në 106 miliardë dollarë këtë vit), sipas ekspertëve rrit potencialisht hapësirën e veprimit ushtarak kinez përtej kufijve të saj kombëtarë. Në vitet e fundit Kina ka filluar një program për rinovimin e pajisjeve të saj ushtarake, duke planifikuar blerjen dhe zhvillimin e armëve më moderne dhe të sofistikuara. Një prototip avioni stealth - vështirë për t’u zbuluar me radar - projektimi kinez u testua për herë të parë vitin e kaluar. Li Zhaoxing, një zëdhënës i regjimit kinez që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, tha se investimet kineze janë "të arsyeshme dhe të përshtatshme", duke shtuar se Kina "mbetet besnike ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ndjek një politikë ushtarake me natyrë krejtësisht paqësore".   
Megjithatë, në vitet e fundit, politika e jashtme e Kinës në rajonin e Azisë është bërë më agresive dhe urgjente, sidomos në disa territore që kanë qenë prej kohësh objekt diskutimi me shtetet fqinje. Në pjesën e Oqeanit Paqësor që shtrihet në jug të territorit kinez, një zonë e pasur me vaj, Kina është përfshirë në një mosmarrëveshje me Filipinet, Vietnamin, Malajzinë dhe Brunein mbi kontrollin e disa ishujve të vegjël strategjikisht të rëndësishme për kontrollin e zonës dhe  rrjedhimisht për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e puseve të naftës. Gjithashtu, marrëdhëniet e tyre me Indinë janë të tensionuara, sepse zona e Arunachal Pradesh, që kinezët e quajnë Tibeti Jugor, një rajon verilindor i Indisë, që Kina prej kohësh pretendon se e ka pronësinë e saj.
Sipas vlerësimeve të raportuara nga gazeta amerikane “Uashington Post”, në qoftë se shpenzimet ushtarake kineze vazhdojnë të rriten shumë gjatë viteve në këtë normë në vitin 2015 do të tejkalojnë investimin e 12 vendeve mbrojtëse fqinje, ndër të cilat janë fuqitë ushtarake të tilla si India, Pakistani dhe Rusia, që zotërojnë prej vitesh armë bërthamore. Disa prej këtyre vendeve fqinje në fakt India, Indonezia dhe Vietnami kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake, ndërsa vendet si Filipinet kanë kërkuar që SHBA-ja të rrisë praninë e tyre në Oqeanin Paqësor.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›